LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me 13 rrahjet më shokuese mes lojtarëve dhe tifozëve në fushën e lojës (Video)

Njihuni me 13 rrahjet më shokuese mes lojtarëve dhe tifozëve në fushën e lojës (Video)

Nga babai problematik i Evertonit e deri te goditja Kung Fu e Cantonas via mbrojtjes së flamurit kombëtar midis Beogradit – janë të panumërta rastet kur një tifozët përplasen me lojtarët në episodet prej më të çuditshmeve.

Tifozi i Evertonit vs Anthony Lopes, 2017-11-09

Në tetor të vitit 2017 në ndeshjen e Europa League në Goodison Park, një tifoz i Evertonit nuk ka pasur zgjidhje tjetër pos të përfshihet në një konflikt që nisi mes dy taboreve të lojtarëve. Një kacafytje nisi kur Ashley Williams bëri një ndërhyrje të panevojshme ndaj portierit të Lyonit, Anthony Lopez dhe një tifoz arriti të futej për t’u bashkuar në kacafytje duke goditur me shuplakë portierin francez në fytyrë.

Ajo që e bëri këtë incident të panatyrshëm ishte fakti se tifozi ishte një baba dhe teksa njërën dorë e shfrytëzoi për të goditur portierin dhe në tjetrën mbante djalin e tij. Ky burrë ishte larguar nga Goodison Park për jetë, por mbrojti veten, duke pohuar se ata ishin shtyrë nga tifozët tjerë.

Eric Cantona vs tifozi i Crystal Palace, 1995

Ndoshta momenti më shokues në historinë e Ligës Premier – Eric Cantona realizoi një goditje Kung Fu në drejtim të tifozit të Crystal Palace, Matthew Simmons pasi ai ofendoi francezin duke i thënë: “Shporru sërish në Francë”.

Cantona mori karton të kuq pak para incidentit për goditjen ndaj lojtarit të Crystal Palace, Richard Shaë, por kjo sjellje e keqe e tij ndaj lojtarit ra në hije shpejt. Cantona i cili kisht thënë se ësthë dashur ta godasë më fortë tifozin, u suspendua me nëntë ndeshje mos lojë dhe 120 orë shërbim ndaj komunitetit.

Graham Stack vs Royal Antwerp, 2002

Ish-portieri i Arsenailt, Graham Stack, ishte një prej lojtarëve të huazuar te klubi belg Beveren në sezonin 2002/2003, por ai ishte i vetmi që u përplas me tifozët kundërshtarë.

Pasi thyen rrethojat dhe arritën në fushë, dy tifozë të Antwerpit arritën deri te Stack dhe u befasuan prej tij, pasi ky i fundit e nokautoi njërin prej tifozëve me një goditje të vetme. Kush thotë se Arsenalit i mungon burrëria?

Tifozi i Petrolulit vs George Galamaz, 2011

Vendimi i gjyqtarit, Robert Dumitru që të akordojë një penalti për Steaua Bukureshtin në fund të pjesës së parë në kampionatin rumun ndaj Petrolulit ka pasur pasoja të pa paramenduara për Galamazin e Steauas. Teksa penaltia ishte bërë gati të ekzekutohej, një tifoz i Petrolulit hyri në fushë dhe shkoi drejt Galamazit prapa tij, duke e goditur në pjesën e poshtme të kokës.

Kjo goditje e la mbrojtësin me një ashtë të thyer në fytyrë, teksa u dëmtua edhe dëgjimi i Galamazit. Bashkëlojtarët e tij u nervozuan dhe e sulmuan tifozin, duke marrë dy kartonë të kuq.

Peter Schmeichel vs tifozi i Galatasaray, 1993

“Ishte një gjë e tmerrshme që nuk pati të bënte me sport dhe mund të karakterizohet si një turp absolut”, u shpreh Sir Alex Ferguson pas udhëtimit në Stamboll ndaj Galatasarayt në vitin 1993. Pushtuesi i tifozëve Shmeichel pati një mbrëmje mjaft interesante.

Një tifoz vendas hyri në fushë në minutat e fundit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, gjë që e detyroi Schmeichelin të reagojë. Schmeichel e kapi tifozin dhe e largoi jashtë fushës, para se në mënyrë spektakolare ta gjuante atë krejt jashtë fushës. Mësimi: Mos u kruaj me Great Dane.

Anton Kanibolotskiy vs tifozi i Oleksandiya, 2015

Kush do të donte të ishte portier? Jo vetëm se gjasat për t’u goditur janë të mëdha për gabimet që i bëjnë, por është si portier je i rrezikuar shumë ndaj tifozëve të ekipit tënd që mund të hyjnë në fushë.

Portieri i Shakhtar Donetskut, Kanibolotskiy vendosi të mbrohej kur një tifoz i doli përballë në vitni 2015. Duke mos e marr qetësisht faktin se ju drejtua gishti i mesëm në fytyrë, Kanibolotsky e kapi për fyti portierin duke bërë që kapela e tij e kuqe të fluturonte në proces.

Tifozi i Leeds vs Chris Kirkland, 2012

Në një derbi të nxehtë të Yorkshire, ishte Michael Tonge nga Leedsi ai që barazoi ndaj Sheffieldit kur portieri Chris Kirkland dhunshëm u godit nga një tifoz i Leedsit. Portieri mori tretman në fushë për disa minuta pas incidentit që çoi në burgosjen e tifozit, i cili pohoi se ishte “aq i dehur” sa që nuk ju kujtua ngjarja.

Eran Zahavi vs tifozi i Hapoel Tel Aviv, 2014

Transferimet nga një klub te klubi tjetër rival garanton ulje të reputacionit dhe mos pëlqim, së paku në një krah të përkrahësve, por, Zahavi ndoshta nuk ka pritur që pakënaqësia të jetë fizike dhe të sulmohet pasi u bashkua me Maccabi Tel Avivin prej fqinjve Haopel.

Sulmuesi izraelit shënoi një penalti, teksa u sulmua nga një tifoz pa fanellë me të cilin shkëmbeu disa goditje derisa intervenuan bashkëlojtarët dhe lojtarët kundërshtarë. Dhjetë minuta pasi Zahavi u përjashtua për veprimet e tij, për shkak të përleshjeve mes tifozëve gjyqtari u detyrua ta ndërpriste ndeshjen.

Frode Olsen vs tifozi i Spanjës, 2003

Numri 1 i Norvegjisë i mori gjërat në duart e veta kur një tifoz i Spanjës hyri në fushë gjatë një ndeshje të kombëtareve në Spanjë në vitin 2003. Portieri ia tregoi formën e tij duke vrapuar shpejt në ndjekje të tifozit sulmues, para se ta godiste tifozin i cili lutej të mos goditej pasi po ndiqej nga portieri.

Teksa tifozi rrotullohej duke humbur një këpucë në proces, Olsen sërish reagoi shpejt duke u hedhur mbi të dhe duke pritur asistencë nga të tjerët. Një punë e mirë e tij.

Esteban Alvarado vs tifozi i Ajaxit, 2011

Me 36 minuta ljoë në ndeshjen e kupës që AZ Alkmaar zhvilloi ndaj Ajaxit, portieri Alvarado u godit nga një tifoz i Ajaxit i cili u shfaq duke sulmuar portierin 22 vjeç. Tifozi dhe Alvarado goditën njëri-tjetrin, derisa portieri ta trajtonte tifozin si top futbolli duke e goditur pamëshirshëm.

Portieri i AZ Alkmaar mori karton të kuq, që e detyroi trajnerin Gertjan Verbeek të urdhërojë lojtarët e tji drejt zhveshtores në shenjë proteste. Gjyqtari s’pati zgjidhje tjetër pos ta anulojë ndeshjen.

Ashley Vickers vs tifozi i Havant, 2011

Kur menaxheri Vickers u detyrua të bëhej lojtar për Dorchester Town në mes të një krize të lëndimeve, ai vështirë mund ta ketë paramenduar si do të shkonte aventura e tij si futbollist. Kur një tifoz hyri në fushë me dukje si Borati, sigurimi i stadiumit tentoi ta kapte tifozin dhe ta largonte, por në pamundësi ishte Vickers ai që kapi tifozin dhe e shtriu në fushë. Dhe cili ishte falënderimi që ai mori? Një karton të kuq “në kajmak” nga gjyqtari.

Tifozi i Celticut vs Gordon Strachan, 1981

Strachan fitoi tri tituj të kampionit dhe tri kupa gjatë kohës së tij si menaxher i Celticut, por ai nuk ishte shumë popullor në mesin e tifozëve.

Ish-bosi i Skocisë u sulmua nga një tifoz gjatë kohës si lojtar, pasi ai mjeshtrit ekzekutoi një penalti për Aberdeen në vitin 1981. Tifozi i Celticut nuk arriti mjaft afër mesfushorit që festoi golin e tij dhe shpejt u largua nga dy policë.

Çetnikët serb vs luanët Kuq e Zi, 14 tetor 2014

Rreth 25 mijë e 200 çetnikë serbë ishin mbledhur në stadiumin e Partizanit të Beogradit të udhëhequr nga kriminelët ultras “Grobari”, në atë që ishte ndeshje në gojë të ujkut për Shqipërinë.

Një lojë dominuese e Shqipërsië deri në ato momente u ndërpre nga një dron befasues i cili zbarkoi në fushë me flamurin e Shqipërisë Etnike “Authoctonous”, i cili u tentua të kapej nga lojtarët serb, por që nuk u lejua nga luanët shqiptarë në fushë, me Taulant Xhakën që kapi flamurin tonë.

Të irrituar shumë tifozë çetnik serb hynë në fushë duke sulmuar fizikisht të gjithë lojtarët tanë, gjë që detyroi Taulant Xhakën e Mërgim Mavrajn t’i grushtojnë një nga një, kurse Lorik Cana shtreu për toke duke grushtuar në mënyrë heroike terroristët që hynë në fushë.

Dhjetëra tifozë tjerë përndoqën lojtarët tanë teksa të tjerë nga tribun a hidhnin gjësende e lojtarët ikën drejt tunelit. Me vështirësi ata shkuan drejt aeroportit. Kjo u cilësua si agresion nga vendasit dhe Shqipëria fitoi tri pikët, për të eliminuar Serbinë dhe për t’u kualifikuar për herë të parë në mënyrë historike në Kampionatin Evropian, Euro 2016. Ky mbetet një nga momentet më heroike të historisë së kombit shqiptar, një moment që përkufizoi karrierat e shumë lojtarëve, e në veçanti kapitenit Cana, i cili shfaqi guxim të madh dhe shkroi historinë duke arritur ëndrrën për paraqitje në një evropian.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori