LAJMI I FUNDIT:

1,200 kamera të kontrolluara – zbulohet ‘regjistrimi zanor që tregon hapin tjetër’ që pritej të bënin autorët e sulmit me bombë në Stamboll

1,200 kamera të kontrolluara – zbulohet ‘regjistrimi zanor që tregon hapin tjetër’ që pritej të bënin autorët e sulmit me bombë në Stamboll

Pas shpërthimit, gruaja e dyshuar vrapoi për të marrë një taksi në lagjen Esenyurt të Stambollit, që ndodhet “pak larg” nga zona e Taksimit ku ndodhi shpërthimi.

Kështu së paku raporton gazetarja e Al Jazeera, Sinem Koseoglu, duke raportuar nga Stambolli.


Sipas policisë së Stambollit, 1,200 kamera sigurie u kontrolluan dhe u kryen bastisje në 21 vende të ndryshme me të cilat u identifikua gruaja, përpara se policia ta arrestonte në orën 2:50 të mëngjesit.

“Ministrja e Brendshme turke tha se policia kishte një regjistrim zanor të një bisede mes anëtarëve të PKK-së që thoshte se ajo duhet të vritej përpara se policia ta kapte atë”, ka thënë Koseoglu.

“Ministri tha se hapi tjetër për autorët ishte arratisja në Greqi përpara se të kapeshin nga policia turke”.

Ndërkohë, ajo ka shtuar se, sipas burimeve të sigurisë, dy shtetas të tjerë sirianë u përfshinë në sulm, përveç gruas së përmendur fillimisht.

“Ministri i Brendshëm përmendi se këta autorë janë të lidhur me YPG-në, grupin luftarak kurd sirian, të cilin Turqia e konsideron si një degë të PKK-së së jashtëligjshme”.

“Ne po presim që zyrtarët të japin më shumë detaje rreth të dyshuarve… [përfshirë] mënyrën se si ata kaluan kufirin turko-sirian pasi Turqia ka qenë shumë e rreptë për sirianët që qëndrojnë në qytetet e mëdha pa leje banimi ose pa u regjistruar”.

Ndryshe, Departamenti i Policisë së Stambollit ka dalë me një deklaratë rreth sulmit me bombë të ndodhur të dielën, 13.11.2022 në rrugën Taksim Istiklal në lagjen Beyoğlu të Stambollit.
Në këtë drejtim, duke folur rreth identitetit të të dyshuarit, është thënë se në operacionin e zhvilluar në adresën e caktuar në orën 02.50 është kapur e gjallë shtetasja siriane Ahlam Albashir, që supozohet se ka kryer aktin.

Autoritetet thanë se gjashtë persona u vranë dhe 81 u plagosën në shpërthimin e së dielës në “Istiklal Avenue”, një rrugë e famshme e mbushur me dyqane dhe restorante që të çon në sheshin ikonik Taksim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori