LAJMI I FUNDIT:

“11 Shtatori”, pamjet e papublikuara të sulmit terrorist (Video)

“11 Shtatori”, pamjet e papublikuara të sulmit terrorist (Video)

Një shpërthim i fuqishëm, një re e dendur tymi, njerëz që ulërisnin, kërkonin të arratiseshin e ndërkohë kolliteshin!

Kjo është panorama – deri më sot e papublikuar, – e momenteve të para pas katastrofës që përfshiu “Kullat binjake” të Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 shtator të vitit 2001, të xhiruara nga një operator i “CBS News”, Mark LaGanga.


Ndërkohë që i afrohemi 17-vjetorit të atentateve terroriste të “Al Kaedës” në Nju Jork e Uashington, LaGanga rikthen në vëmendje videon e tij duke e publikuar në Youtube, aty ku brenda një kohe tejet të shkurtër u pa nga mbi dy milionë persona.

Një filmim i bazuar mbi foto që duken të njohura për ne, por që në pjesën më të madhe janë të papublikuara më parë. Në pothuajse 30 minuta realiteti të paprekur, të pamodifikuar, LaGanga tregon qartësisht heroizmin e zjarrfikësve dhe punonjësve të tjerë të shpëtimit.

“U shemb gjithçka poshtë, një ferr”, tregojnë personat e parë që mundi të takonte operatori në momentet e para pas shembjes së kullës së parë.

Aty shfaqen policë, zjarrfikës, njerëz të mbrojtjes civile të mbuluar nga hiri që i bën të marrin frymë me vështirësi, e jo më të flasin.

“Pritet të shembet e gjitha edhe këtu”, dëgjohet dikush në një moment të dytë. LaGanga shtyhet nga kureshtja dhe i afrohet edhe më shumë kullës veriore, e cila ishte asokohe ende në këmbë, për të sjellë gjithçka nga ajo që do të bëhej më vonë “Ground Zero”.

Më pas vjen shembja e kullës së dytë, njerëz që i largohen operatorit, i cili qëndroi i palëvizur deri në momentin kur u mbulua nga reja e dendur e pluhurit që “pushtonte” gjithçka me një shpejtësi të çmendur.

Gjithçka dukej e zezë më pas, operatori shfaqet mes kollitjeve e dukej sikur për pak do të asfiksohej. Me t’u pastruar “perdja e zezë”, shihen sërish njerëz që ia mbathin ende të mbuluar tërësisht nga hiri i bardhë. Duken si të ishin fantazma, në një arrati pa një drejtim të caktuar. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori