Ndonëse pandemia COVID-19 ka goditur të gjithë sektorët, duket se sektori i e-commerce është ai që ka përfituar më së shumti.
Të dhënat e fundit bëjnë të ditur se ky sektor ka pasur një zhvillim për 90 ditë, të cilin pa pandeminë nuk do të mund ta arrinte brenda 10 viteve!
Pra, 10 vite zhvillim kanë ndodhur brenda 90 ditëve. Një statistikë mbresëlënëse.
Çfarë saktësisht është E-commerce?
E-commerce është shkurtesë për Eletronic Commerce që në gjuhën shqipe do të mund të përkthehej “Tregtia Elektronike”.
Kjo i referohet aktivitetit të shitjes dhe blerjes së produkteve apo shërbimeve përmes internetit. Me ndihmën e internetit, njerëzit mund të blejnë e shesin virtualisht çdo gjë, duke përfshirë libra, pajisje elektronike, rroba, souftere, mobilie, etj.
E-commerce ua ofron njerëzve platformën për të shitur e blerë çfarëdo që dëshirojnë, kurdo që dëshirojnë.
Sipas një raporti të lansuar nga “Adobe”, shpenzimet totale online në muajin maj kanë qenë të rritura për 77%.
Disa statistika interesante që ky raport i thekson, janë:
• E-commerce: Është zhvilluar për 52 miliardë dollarë
• BOPIS: Shitjet e blerjes online dhe marrjes së produktit në dyqan janë rritur në muajin maj për 195%
Ekspertët thonë se trendet e blerjes online të cilat janë formuar gjatë pandemisë mund të jenë adoptuar përgjithmonë.
Ndonëse blerjet online kanë qenë vetëm opsion para pandemisë, tani ato janë duke u bërë metoda primare e blerjes sepse konsumatorët janë familjarizuar me lehtësinë dhe eksperiencën që e ofron.
Zhvillimi i e-commerce në Kosovë
Një zhvillim i këtij sektori është vërejtur mjaft shumë edhe në Kosovë. Si asnjëherë më parë, kompanitë e bizneset po e vlerësojnë prezencën online.
Ndonëse nuk ka ndonjë statistikë zyrtare se sa është zhvilluar e-commerce në Kosovë, ekspertët thonë se ka pasur një rritje të hovshme, e cila është vazhdimisht në rritje.
Përveç se shumë biznese tani i janë kthyer marketingut digjital dhe shitjeve online, gjithashtu edhe bankat janë duke bërë ndryshime interesante, ku vlen të përmendet se disa banka në Kosovë kanë iniciuar zhvillimin e kuletave digitale (lexo ang: Digital Wallet).
Pra, ndonëse pandemia COVID-19 nuk do të qëndrojë përgjithmonë, siç duket zhvillimi i e-commerce është këtu për të qëndruar!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre