Një histori dashurie që, si të gjitha dashuritë e mëdha, merr, por edhe di të japë
Për të gjithë adhuruesit e maceve (dhe joadhuruesit), ja disa leksione jete që mund të na japin felinët tanë të zemrës:
Përshtatuni me çdo situatë
Macet arrijnë të përshtaten shumë shpejt dhe të flenë edhe në një hapësirë shumë të vogël nëse u duket e rehatshme. Secili prej nesh ndonjëherë e gjen veten në situata ku nuk mund të kthehet mbrapa ose të gjendet në një vend të pakëndshëm. Nëse na ndodh, duhet të mendojmë si macet: ato na inkurajojnë të ecim para me qetësi. Ruaj qetësinë, bëhu një mace.
Shijojeni pushimin
Mesatarisht, çdo mace fle deri 15 orë në ditë. Ok, ne njerëzit flemë më pak, por në çdo rast cilësia gjumit është e rëndësishme. Vëzhgoni macet ndërsa flenë, duket sikur shohin vetëm gjëra të bukura në ëndërr. Pra leksioni është: mos u mbërtheni nga ankthi dhe stresi edhe gjatë pushimit i cili duhet shijuar dhe nuk duhet prishur kurrë.
Mos e lini kurrë pas dore kujdesin ndaj vetes
Macet e pastrojnë veten shumë shpesh: rreth 50% të kohës së tyre e kalojnë duke u kujdesur për vete. Me ritmet tona të shpeshta të jetës, shpesh e anashkalojmë kujdesin ndaj vetes. Marrim në dorë telefonin dhe e zëvendësojmë kohën për të bërë një krehje, një masazh, një manikyr. Le ta marrim si një propozim të mirë për vitin 2020!
Asgjë nuk është e pamundur
Macet kanë forma të ndryshme, ka mace të shëndosha, të dobëta, me masë të vogël ose XXL. Pikërisht si ne. Të gjitha janë të ndryshme, por bëjnë të njëjtat gjëra, flenë, ngjiten, luajnë, etj. Dhe na tregojnë që edhe pse nuk kemi të njëjtin fizik, pengesat e jetës mund t’i kalojmë. Në çfarëdo forme që na shfaqen.
Mund të rrëzohesh, por ngrihu prapë në këmbë
Pra, rrëzime do të kemi që ç’ke me të. Ajo që ka rëndësi nuk është rrëzimi, por si ia del mbanë. Dhe macet e bëjnë gjithmonë me një dozë të fortë stili.
Të bësh tendosje është e rëndësishme
Macet bëjnë një tendosje sa herë përgatiten të lëvizin dhe të bësh diçka të tillë është diçka pozitive. Ndihmon për të mbajtur muskujt elastikë dhe artikulacionet në lëvizje. Le ta bëjmë sa më shpesh këtë gjë, pa hezituar.
Stabilizo marrëdhëniet
Macet kalojnë shumë kohë me padronët e tyre: shtrihen pranë tyre e u përkëdhelen mes këmbëve, u hipin në shpatull. Kontakti fizik për to është i rëndësishëm. Kur jemi në vështirësi, një përqafim i papritur nga personi i dashur është diçka relaksuese. Kontaktet e vogla në jetë bëjnë diferencën.
Arratisu nëse ke nevojë
Macet janë të lira, asnjëherë të burgosura. Ndonjëherë dalin jashtë, largohen, por pastaj kthehen. Ndonjëherë është e nevojshme të kthesh shpinën dhe të zbulosh diçka të re, jashtë rutinës. Edhe pse në fund rikthehemi tek ritualet dhe ritmet tona.
Shiko gjithmonë diellin
Dielli është kripa e jetës së maceve. Sapo një rreze hyn në dritare, ato hidhen menjëherë. Mund të kalojnë edhe orë të tëra në dritën e ngrohtë të diellit. Të përpiqemi edhe ne të rrimë sa më gjatë në dritën pozitive të diellit. Le të gjejmë dritën tonë!
Shënjo kufijtë me njerëzit
Macet janë ‘territoriale’, ashtu si njerëzit. Leksioni që duhet të marrim nga felinët është se duhet të limitojmë çdo marrëdhënie. Qoftë nëse bëhet fjalë për një koleg, të afërm ose mik. Duhen vendosur kufij për të pasur një jetë të lumtur dhe të kënaqshme. Nëse dikush kalon kufijtë që kemi vendosur, duhet të shqetësohemi dhe të gjejmë mënyrën t’i rivendosim gjërat në vendin e tyre. Kështu që të vendosim kufijtë, të mos i tejkalojmë ato dhe as të mos lëmë të tjerët t’i tejkalojnë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert