LAJMI I FUNDIT:

1 tetori i Jusuf Gërvallës – dita kur lindi një atdhetar, shkrimtar e muzikant që la gjurmë në histori

1 tetori i Jusuf Gërvallës – dita kur lindi një atdhetar, shkrimtar e muzikant që la gjurmë në histori

Në një ditë si kjo 77 vite më parë, erdhi në jetë një figurë e shquar që do të bënte, që data 1 tetor të kujtohet ndër vite, edhe pas shkuarjes së tij në amshim.

Do të mbushte 77 vite sot po të ishte gjallë, por veprimtari, shkrimtari e këngëtari i njohur, Jusuf Gërvalla, qe e shkruar për të të jetonte vetëm deri në moshën 37-vjeçare.


Megjithëse vitet ecin, veprimtaria e tij ngelet pas, e paharruar për popullin shqiptar.

Sot, në 77 vjetorin e lindjes së Jusuf Gërvallës, Telegrafi sjell një përmbledhje të veprës jetësore të tij.

Kush ishte Jusuf Gërvalla?

Jusuf Gërvalla (Foto: Arkiv)

I lindur më 1 tetor 1943, Jusuf Gërvalla do të njihej më pas si shkrimtar, veprimtar i shquar e muzikant. Ai lindi në një famije patriote në Dubovik të Deçanit, ku edhe kreu shkollën fillore, ndërsa atë të mesmen e përfundoi në Pejë.

Studimet e larta i përfundoi mes kryeqytetit të Kosovës dhe atij slloven. Ai fillimisht punoi si gazetar në Shkup dhe Prishtinë, gjersa më pas fillojë të shkruajë dhe kompozojë. Kitara ishte arma e tij e fortë…

Jusuf ishte fëmijë i dytë i familjes Gërvalla, gjersa vëllezërit e tij ishin: Avdyli, Hyseni dhe Bardhoshi.

Përkundër mundësive të kfizuara ekonomike të familjes, Jusuf Gërvalla arriti të shkollohej, duke plotësuar ëndrrën e tij të madhe për të arritur në jetë.

Më 27 shkurt 1967, kur Jusufi ishte vetëm 21 vjeçar vendose të martohet me dashurinë e jetës së tij, Suzanës, ku si fryt i asaj dashurie janë dy fëmijët: Premtoni dhe Donika, kjo e fundit një aktiviste e njohur shqiptare që jeton dhe vepron nĽ Gjermani.

Veprimtaria e tij e shquar përmes letrës…

Jusuf Gërvalla njihej si një nga gazetarët më në zë të gazetës “Rilindja” (Foto: Rilindja/Arkiv)

Në vitin 1968, Jusuf Gërvalla nis karrierën e tij si gazetar dhe përthyes në gazetën e asaj kohe, ”Flaka e Vëllazërimit”, ku përkthente në shqip nga gjuha serbo-kroate-sllovene.

Ndërkohë që pesë vite më vonë, ai nis punën si gazetar në “Rilindje”, ku shkruante mbi temat muzikore dhe ansamblet e asaj kohe.

Patriotizmi i tij theksohet kur ai në moshë fare të re vendos të bëhet aktivist në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, të udhëhequr aso koe nga Adem Demaçi.

Për të punuar fshehurazi armikut, Jusuf Gërvalla dhe bashkëpunëtori i tij, Sabri Novosella, do të gjenin një ide origjinale aq sa edhe interesante për shpërndarjen e traktateve Lëvizjen Nacionalçlirimtare.

Sipas rrëfimit të bërë nga gruaja e Jusufit, Suzana, veprimtari i shquar së bashku me bashkëpunëtorin e tij, fusnin në çantën e djalit të Jusufit, Premtonit, traktatet të cilat ai më pas i dorëzonte ato në rrobaqepësinë e Sabriu, ngase e kishte afërm e shkollën ku vijonte mësimet.

Kështu vazhdoi shpërndarja e tyre për vite me radhë, derisa një veprimtari e tillë ra në syrin e armikut në vitin 1979.

Me të marrë vesh këtë, forcat policore jugosllave zbastisën shtëpinë e familjes Gërvalla në Dubovik, nga ku të arrestuar përfunduan vëllezërit e Jusufit: Hyseni dhe Avdyli.

Veprat

Letër nga Jusuf Gërvalla, dedikuar nënës (Foto: Arkiv)

Përkundër faktit që veprat e tij letrare nuk janë shumë të njohur, autori i madh Sabri Hamiti u kujdes që në vitin 1992 të jetësojë krijimtarinë e tij në një botim të vetëm.

Në letërsi, Jusuf Gërvalla nuk i takonte qarkut të “lapidaristëve” të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

Ai ka dy përmbledhje me poezi të titulluar “Fluturojnë e bien” (1975) dhe “Kanjushë e verdhë” (1978) – poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve “Shtëpia në kornizë” dhe “Skena nga jeta e fshatit”.

Në vëllimin e tretë poetik, “Shenjat e shenjta” (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si “hije”, “pluhur”, “frikë”, “terr”, “ftohtë”, “varr”. Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë “jeta”.

Muzika, “arma” tjetër e fortë e Jusuf Gërvallës

Duke qenë një adhurues i artit, Jusuf Gërvalla kishte një talent të papërshkrueshëm edhe në muzikë.

Ai ishte autor i shumë këngëve të njohura, gjersa luante edhe në kitarë.

Njëra ndër këngët që mbahet mend është “Kënga e Bilbilit”, muzikën dhe tekstin e së cilës i realizoi vet.

Kjo këngë e cila është një përpunim i mençur i këngës myzeqare “O kjo anë e lumit”, shquhet për vargjet plot kuptim dhe jetë, të cilat e bënë të pavdekshme këtë vepër muzikore.

Teksti i këngës “Kënga e Bilbilit”:

A, kjo anë e lumit
ka bilbila shumë.
Pritëm bandill, pritëm
jam e vogël shumë. Fusha na bën lule,
mali bën furtunë.
Pritëm bandill, pritëm
sa të rritem unë. Ç’u dehën bilbilat,
koha m’erdhi mua.
Merrëm bandil, merrëm,
në krahët e tua.
Fushës mbledhim lule,
malit thithim shqotë.
Po ç’na duhet tjetër,
vallë në këtë botë. Ikën zogjtë e vajtën,
bilbilat seç heshtën.
Ngrohmë bandill, ngrohmë,
se na zuri vjeshta. Malet mbuloi bora,
fushës lulet ranë.
Sa shpejt fryn kjo jetë,
vallë n’ëndërr e pashë.

Vrasja dhe atentati famëkeq

Foto: Arkiv

Më 17 janar të vitit 1983 në Untergrupenbach të Gjermanisë, dy vrasës të panjohur kryen një atentat ndaj një veture të tipit BMW 316, ku mbesin të vdekur dy persona dhe një i lënduar rëndë.

Bardhosh Gërvalla (32 vjeç) dhe Kadri Zeka mbetën të vdekur pasi dy persona anonimë sulmuan veturën e tyre dhe i vranë ata me breshëri plumbash, ndërsa Jusuf Gërvalla (37 vjeç), mbeti i lënduar rëndë por më pas u nda nga jeta.

Ngjarja që tronditi edhe shtetin gjerman aso kohe, ishte po aq sa e dhimbshme edhe dramatike, ngase edhe pas vrasjes, vetura e tre burrave kishte vazhduar drejtimin deri në përplasje të saj, ngase njëri prej të të plagosurve i kishte mbetur këmba te pedalja e gazit.

E përdishtmja gjermane “Der Spiegel” në botimin e datës 25 janar të vitit 1982 do të shkruante se identifikimi i shpejt i viktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: “….jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë Shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit”, kishte shkruar aso kohe gazeta gjermane.

Ajo çfarë e bën edhe më misterioze vdekjen e tyre është fakti se shteti gjerman asnjëherë nuk u prononcua rreth këtij atentati, se kush e vrau dhe se si agjenturat jugosllave vepronin në Gjermani aq hapur.

Jusuf Gërvalla edhe në librat shkollorë

Vëllezërit Gërvalla (Foto: Arkiv)

Figura e Jusuf Gërvallës, e cila është aq e rëndësishme për popullin, është pjesë edhe e librave shkollorë.

Në literaturën letrare të fëmijëve në shkollat fillore mund të gjesh një nga poezit më të veçanta kushatuar veprimtarit të njohur.

“Mos u kthe pa diell Jusuf” mban titullin kjo poezi, e autorit Gani Xhafolli, e cila I kushtohet lavdisë së Jusuf Gërvallës.

Poezia i referohet fjalëve të Nënës Ajshe, për kohën e largimit të tij jashtë vendit, me dëshirën për t’u kthyer me fitore (lindjen e diellir) në vendlindjen e tij, në Dubovik.

Poezia “Mos u kthe pa diell Jusuf”:

Jusufi e mbolli nje pishe
ne oborr + dy lule
tha: mos i harroni pa uje
dhe i ra kitares
nuk di pse i rrodhi loti.
nena A. i tha: djali im
mos u kthe pa diell
mos u kthe pa hene Jusuf
ne Dubovik ujqit kane hyre.

Një kinoteatër në nderim të tij

Kinoteatri “Jusuf Gërvalla” në Pejë (Foto: Facebook)

Në nder të figurës së tij të shquar dhe veprave që la pas, një teatër kinemaje në qytetin e Pejës u emëruar me emrin e tij.

Bëhet fjalë për kinoteatrin “Jusuf Gërvalla”, i cili gjendet në qendër të qytetit të Pejës, ku veprimtari dhe muzikanti Gërvalla kreu shkollimin e tij të mesëm.

Me datë 11 gusht 2002 Asambleja Komunale e miraton një vendim për emërtimin e këtij objekti si Kino-Teatër me emrin “Jusuf Gërvalla”.

Kinoteatri është themeluar në vitin 1955, si ndërmarrje për shfaqjen e filmave “RAD” Pejë. Themelues ka qenë këshilli sindikal i qarkut të Pejës, ku punëtorët vullnetarisht e kanë ndërtuar këtë objekt. Si ndërrmarrje për shfaqjen e filmave është financuar vetë nga të ardhurat e shfaqjes së filmave.

Qytetit të Pejës në 20 vitet e fundit i ka munguar një kinema funksionale që shfaq filma gjatë gjithë vitit. Megjithatë duke filluar nga e 19 qershori i këtij viti, kjo gjë ndryshoi, me shfaqjen e filmave me iniciativë të organizatës “Anibar” për rivitalizimin e kinemasë së vetme të qytetit të Pejës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori