LAJMI I FUNDIT:

1 Qershori në Librarinë Dukagjini

1 Qershori në Librarinë Dukagjini

E keni menduar ndonjëherë se si do të festohej Dita e Fëmijëve në një hapësirë të mbushur me libra? Sigurisht që duke shfletuar e lexuar libra! Por jo vetëm kaq!

Këtë vit 1 Qershori – Dita e Fëmijëve, në Librarinë Dukagjini po vjen me shumë aktivitete, oferta dhe atmosferë argëtuese për më të vegjlit tanë!

Aktivitetet do të zhvillohen në ambientin e jashtëm të librarisë. Për të gjithë kuriozët që do të dëshironin të dijnë se si duket Dielli në Teleskop, atëherë do ta kenë mundësinë që këtë kureshtje ta shuajnë sepse Libraria Dukagjini do të sjellë 2 Teleskop si dhe pajisjet e tjera, të cilat do të vendosen në hapësirën e jashtme të librarisë nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Ndërsa aktiviteti i dytë i dedikohet fëmijëve të cilët shfaqin interes për vizatime, ngjyrosje, shkrime. Do të kenë mundësinë që përmes ngjyrave të shfaqin idetë, mendimet dhe dëshirat e tyre, të cilat pastaj do të vendosen në kornizat reklamuese të librarisë dhe do të qëndrojnë për një javë.

Sigurisht që kjo ditë do t’i gëzojë dhe prindërit, sepse do të kenë mundësinë t’i blejnë librat që fëmijët e tyre i dëshirojnë me 20% zbritje.