LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Walter Mazarri, trajner i ri i Cagliarit

Zyrtare: Walter Mazarri, trajner i ri i Cagliarit

KIubi italian, Cagliari ka konfirmuar emërimin e Walter Mazzarrit si trajner i ri i tyre.

Cagliari ka pasur një fillim të vështirë të sezonit, duke mbledhur vetëm një pikë në tre ndeshjet e para.


Të dielën, ata lëshuan avantazhin prej dy golave duke pësuar një humbje 3-2 në shtëpi kundër Genoas.

Leonardo Semplici u shkarkua, pavarësisht se e çoi klubin në mbijetesën e Serie A sezonin e kaluar, duke menaxhuar 21 pikë në 15 ndeshje.

Tani në vend të Semplicit, Cagliari ka emëruar ish-trajnerin e Torinos, Watfordit, Napolit dhe Interit, Walter Mazzarrin.

Mazzarri u shkarkua nga Torino në shkurt të 2020 dhe ky është emërimi i tij i parë që nga ajo kohë.

Trajneri italian ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin nga Sardenja. /Telegrafi/