LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Unitedi ‘blindon’ Smallingun me kontratë të re

Zyrtare: Unitedi ‘blindon’ Smallingun me kontratë të re

Chris Smalling ka nënshkruar kontratë të re edhe për shumë vite me Manchester Unitedin.

Mbrojtësi anglez ishte afër largimit në këtë verë nga Old Trafford.


Megjithatë, në fund një largim i tij nuk ndodhi dhe Smalling mbeti pjesë e planeve të Mourinhos.

Të gjitha lajmet rreth Smallingut
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Smallingut

Tani pas disa muajsh të kaluar ka ardhur edhe rinovimi i kontratës së Smalling me Djajtë e Kuq.

Smalling ka nënshkruar kontratë të re me Unitedin, e cila vlen deri në verën e vitit 2022.

Njoftimi për rinovimin e kontratës së anglezit erdhi nga faqja zyrtare e Unitedit.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Chris Smalling ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedit. Urime, Chris”.

“Kontratë është e vlefshme për tri vite e gjysmë deri më 2022 me mundësi vazhdimi edhe për vite tjera”, thuhet në njoftimin e Djajve. /Telegrafi/