Ka qenë vetë klubi vjollcë, Fiorentina, që e ka konfirmuar arritjen e spanjollit Mario Suarez në Serie A.

“Suarez është futbollist i ri i Fiorentinës. Fiorentina komunikon transferimin e futbollistit Mario Suarez Mata nga Atletico Madrid”, thuhej në njoftimin e klubit italian.


Suarez u kërkua me ngulm edhe nga skuadra tjetër italiane Inter, por edhe ajo angleze Southampton, mirëpo Fiorentina triumfoi falë marrëveshjes me ish-kampionët spanjoll Atletico Madrid, ku mbrojtësi serb Savic iu bashkua bardh e kuqve. /Telegrafi/

telegrafi sport app