LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Shtyhet ndeshja mes Vllaznisë dhe Drenicës

Zyrtare: Shtyhet ndeshja mes Vllaznisë dhe Drenicës

Ishte paraparë që gjatë ditës së sotme të përfundonte java e 20-të në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja e fundit e kësaj jave ishte mes Vllaznisë dhe Drenicës por që nuk do të zhvillohet ditën e sotme.


Ka qenë Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës që ka vendosur për shtyrjen e ndeshjes.

Kësisoj Vllaznia dhe Drenica do të përballen ditën e martë në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 13:00.

“Ndeshja e fundit e javës së 20-të në Vala Superligë ndërmjet Vllaznisë dhe Drenicës, e paraparë për t’u zhvilluar sot në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës”.

“Komisioni i Garave ka vendosur që kjo ndeshje të shtyhet për një ditë dhe e njëjta të luhet të martën në orën 13:00, në të njëjtin stadium”, thuhet në njoftimin zyrtar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Pas 19 ndeshjeve në Superligë, Vllaznia ka marrë vetëm tetë pikë dhe ndodhet në pozitën e fundit në tabelë ndërsa Drenica zë pozitën e tetë në tabelë me 29 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori