LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Shkëndija me trajner të ri (Video)

Zyrtare: Shkëndija me trajner të ri (Video)

Shkëndija e ka zyrtarizuar gjermanin Thomas Brdaric si shef të ri të stafit teknik. 41-vjeçari ka firmosur kontratë 18-të mujore me opsion vazhdimi nëse palët mbesin të kënaqura, ndërsa me vete në klub ka sjellë edhe Armin Friedrich që do të jetë asistent i tij.

Tekniku gjerman do ta drejtojë skuadrën në vazhdim të kampionatit, ku kërkohet titulli i kampionit dhe mbrojtja e trofeut të Kupës, thuhet në faqen e skuadrës tetovare. Ardhja e tij pritet të sjellë një frymë të re në skuadër, në drejtim të ngritjes së ekipit në nivele më të larta. Brdaric është shprehur i kënaqur për besimin e dhënë nga drejtuesit e klubit, ndërsa është i vetëdijshëm për pritjet dhe ambiciet e skuadrës.


“Jam falënderues shumë për sfidën e madhe që kam marrë nga KF Shkëndija. Shpresoj që të përmbush pritjet e klubit, familjes Destani, si dhe të kompanisë Ecolog. Definitiv do të jap më të mirën që është në fuqinë time, do të tentoj që bashkë me trajnerët dhe stafin të përgatisim ekipin sa më mirë që është e mundur për gjysmësezonin që pason, me qëllim për të qenë më të suksesshëm, të luajmë një futboll me te cilin shikuesit dhe rrethi të mund të identifikohen. Jam shumë falënderues për besimin që kam marrë dhe shpresoj që me ekipin tim të përmbushim të gjitha pritjet“, ka deklaruar Brdaric në prezantimin e tij.

Nga ana tjetër, Friedrich do të jetë ndihmës trajner, ndërsa këto ditë do të finalizohen edhe lëvizjet tjera brenda stafit teknik.

Skuadra të dielën ka paraparë startin e fazës përgatitore dhe shefi i ri i stafit teknik tani më i gatshëm pret grumbullimin e parë ku fillimisht do të njoftohet me futbollistët, ndërsa më pas do të nisë punën sipas planprogramit të hartuar paraprakisht.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori