Zyrtare: Samir Shaptahoviqi te Bashkimi

Bashkimi e ka shtuar edhe një emër të ri në regjistrin e lojtarëve. Ai është Samir Shaptahovic, i cili pranoi të bashkohet me debutuesit në Eurohold Ballkan Ligën.
Ai është lojtari i dytë i ri pas Gerti Shimë që u regjistrua ditë më parë. Shaptahovic është një emër shumë i njohur në Ballkan Ligë, pasi ka luajtur e shumë për KB Pejën, shkruan Telegrafi.
“Sezonin e kaluar ai u largua nga ekipi menjëherë pas vitit të ri, por deri atëherë ai kishte 17.9 pikë, 5.6 asistime dhe 4.6 kërcime.
Ai kishte dy ndeshje, ku shënoi mbi 30 pikë dhe ishte një nga shënuesit më të mirë në Ligë”, shkruan faqja e Ballkan Ligës.
Ky është një kthim për Saptahovic në Bashkimi, pasi ai ka luajtur në Prizren disa vite më parë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































