LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pirlo trajner i klubit turk, Fatih Karagumruk

Zyrtare: Pirlo trajner i klubit turk, Fatih Karagumruk
(Foto: Twitter/Juventus FC)

Legjenda italiane e futbollit, Andrea Pirlo, e ka marrë drejtimin e klubit turk, Fatih Karagumruk.

Ish-trajneri i Juventusit planifikon ta rikthejë karrierën e tij si trajner pas vitit jofrymëzues në krye të Bianconerëve që përfundoi me shkarkimin e tij.


Megjithatë, 43-vjeçari arriti ta fitonte Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë, ndërkohë që pasuesi i tij (i rikthyer), Massimiliano Allegri e mbylli sezonin 2021/2022 pa asnjë trofe.

Në njoftimin e klubit turk thuhet se Pirlo ka nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe trajneri pritet të prezantohet gjatë të martës duke u bërë trajneri i dytë italian(pas Francesco Farioli) që merr drejtimin e kësaj skuadre.

Fatih Karagmuruk zuri vendin e tetë në Superligën turke në sezonin e kaluar, ndërsa në ekip i kanë edhe tre lojtarë italianë: portierin Emiliano Viviano, mbrojtësin Davide Biraschi dhe anësorin Fabio Borini.

Katër trajnerë u larguan për katër sezone – a ua bën të vështirë punën statusi prej superylli i Ronaldos
Lexo po ashtu Katër trajnerë u larguan për katër sezone – a ua bën të vështirë punën statusi prej superylli i Ronaldos

Pirlo pushoi gjatë sezonit që lamë pas duke e menduar opsionin për të marrë drejtimin e Sampdorias apo Salernitanas, mirëpo u tërhoq. Vendimi për të nisur nga nivelet më të ulëta do t’i ndihmojë që ta zhvillojë stilin e tij të lojës dhe të fitojë përvojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori