Zyrtare: Mkhitaryan i bashkohet përfundimisht Romës

Arsenali ka njoftuar se Henrikh Mkhitaryan i është bashkuar Romës në mënyrë permanente.
Anësori armen ishte i huazuar te skuadra italiane për një sezon, derisa The Gunners e rikthyen atë me të përfunduar edicioni.
Por, Arsenali bëri të ditur se me një marrëveshje të dyanshme me lojtarin, vendosën që të ndërprisnin kontratën.
Kjo gjë i lejoi Mkhitaryanit që t'i bashkohet Romës përfundimisht.
Armeni ishte transferuar te Arsenali nga Manchester Unitedi në janarin e vitit 2018, si pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin me Alexis Sanchezin.
Ty dy lojtarët dështuan të tregonin vetën në skuadrat përkatëse, derisa kiliani është pjesë e Interit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































