LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Malisheva nënshkruan edhe me Agron Bruqin

Zyrtare: Malisheva nënshkruan edhe me Agron Bruqin

Mesfushori Agron Bruqi edicioni e ardhshëm do të luajë për Malishevën, klub që do të bëjë gara në Superligë.

Pas Azem Bejtës dhe Mërgim Pefqelit, klubi i Malishevës ka nënshkruar me mesfushorin Bruqi që së fundmi ishte pjesë e Arbërisë.


“Agron Bruqi u lind me 27 janar 1993 në Isniq të Deçanit. Si i ri filloi të luaj për Deçanin ku bëri progres shumë të shpejtë në rangun e të rinjve. Më pas Bruqi karrierën e tij si futbollist e vazhdoi në ekipet  2 Korriku, Istogu, KEK-u, Flamurtari dhe se fundi te KF Arbëria”.

“Marrëveshja e tij me FC Malishevën për sezonin 2021/2022, i shton kualitetin klubit tonë dhe e bën FC Malishevën një konkurrent serioz në Superligë”.

“Një mesfushor i kompletuar, i qëndrueshëm, punëtor dhe i gjithanshëm, Bruqi vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës të tij, mjaft efektiv edhe si mesfushor defanziv.  I talentuar me teknikë të mirë, sy të mprehtë për pasime të gjata dhe për të krijuar mundësi shënimi për shokët e skuadrës. Për shkak të gjatësisë, pozicionimit dhe karakteristikave të tij fizike, Bruqi gjithashtu është shumë efektiv në ajër”.

“Përveç atributeve të tij kreative në mesfushë, ai gjithashtu është i aftë të shkëlqej edhe si mesfushor mbrojtës për shkak të forcës dhe fizikut të tij të fuqishëm, të kombinuar me qëndrueshmërinë, inteligjencën taktike dhe aftësinë e tij për të lexuar lojën”.

“Të lumtur që Bruqi është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale”, thuhet në njoftimin e klubit malishevas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori