Zyrtare: Macheda lojtar i Sampdorias

“Sampdoria bën të ditur se ka siguruar përkohësisht shërbimet e sulmuesit të Manchester United, Federico Macheda. Ai do ta ketë numrin 41 në fanellë dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Domenico Di Carlo të dielën në ndeshjen ndaj Romës”, shkruan në komunikatën e klubit gjenovian.
Macheda do të luajë për Sampdorian deri në qershor, pasi mori leje nga Sir Alex Ferguson për ta bërë këtë gjë, si pjesë e rigjetjes së formës së sulmuesit i cili ka pak minutazhë në Old Trafford. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/01/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































