LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Fiorentina nënshkruan me Riberyn

Zyrtare: Fiorentina nënshkruan me Riberyn

Fiorentina ka nënshkruar zyrtarisht me ish-yllin e Bayern Munichut dhe Francës, Franck Ribery, si transferim i lirë.

Ribery e ka hedhur lapsin mbi letër në një kontratë dy-vjeçare me Fiorentina, që raportohet se vlen katër milionë euro në sezon plus bonuse.


Klubi Viola konfirmoi gjithashtu në një deklaratë se ai do të prezantohet të enjten në ora 16:30.

36-vjeçari filloi karrierën e tij në klubin e vendlindjes Boulogne dhe më vonë luajti për Galatasaray dhe Olympique Marseille.

Sidoqoftë, ai është më i njohur për kohën e tij 12-vjeçare në Bayern, të cilëve iu bashkua më 2007, duke fituar Bundesligan plot nëntë herë dhe Ligën e Kampionëve, duke bërë gjithsej 425 paraqitje dhe 124 gola.

Ribery arrin në Firence: Luca Toni më bindi ta zgjedh Fiorentinan
Lexo po ashtu Ribery arrin në Firence: Luca Toni më bindi ta zgjedh Fiorentinan

Ai luajti 81 herë për Francën, duke i ndihmuar ata të arrijnë në finalen e Kupës së Botës 2006, ku humbën nga Italia.

Ribery bëhet nënshkrimi i pestë i madh i Fiorentinës në verë pas Pol Lirola, Milan Badelj, Kevin-Prince Boateng dhe Erick Pulgar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori