Finalja e Kupës së Italisë me 17 qershor

Futbolli do të rikthehet në Itali me gjysmëfinalet e Kupës së Italisë më 13 dhe 14 qershor, ndërsa finalja është vendosur të zhvillohet më 17 qershor.
Njoftimi është bërë nga Ministri për Sport, Vincenzo Spadafora këtë mbrëmje, i cili shtoi po ashtu se ndeshjet e Series A do të rinisnin më 20 qershor.
"Shpresoj që nga 13 deri në 20 qershor do të mund të përfundojnë Kupën e Italisë, pasi kjo do të ishte një sinjal i mirë për të gjithë kombin", tha ai.

Kur bllokimi u bë më 10 mars për shkak të pandemisë coronavirus, ishin luajtur vetëm ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
Milani dhe Juventusi ndeshjen e parë në San Siro e mbyllën 1-1, ndërsa ndeshja kësaj radhe do të zhvillohet në Torino.
Inter i humbi në shtëpi nga Napoli (0-1) dhe ndeshja kthyese do të zhvillohet në Sao Paolo.
Juventus-Milan dhe Napoli-Inter do të luheshin më 13 dhe 14 qershor, ndërsa Finalja do të organizohet më 17 qershor në Stadio Olimpico në Romë. /Telegrafi/













































