LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me portierin Mendy

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me portierin Mendy

Chelsea e ka mbyllur transferimin e portierit Edouard Mendy nga Rennes me të cilin ka nënshkruar sot.

Portieri reprezentues i Senegalit ka nënshkruar kontratë për pesë-vitet e ardhshme me klubin nga “Stamford Bridge”.

Ai do të konkurrojë për një vend startuesi me Kepa Arrizabalaga dhe Willy Caballero në sezonin e ardhshëm.

Pasi nënshkroi kontratën e tij afatgjatë me Blues, Mendy u shpreh i lumtur me këtë hap gjigant në karrierën e tij.

‘Unë jam aq i ngazëllyer që do të bashkohem me Chelsean. Është një ëndërr për mua të jem pjesë e kësaj skuadre emocionuese dhe të punoj me Frank Lampardin dhe të gjithë stafin e tij stërvitor. Unë mezi pres që të takoj shokët e mi të ekipit dhe të filloj”, ka thënë ai.

Portieri karrierën e tij e ka nisur te klubi AS Cherbourg. Ka luajtur më parë te Marseille B  dhe Reims. Pas tre vitesh në Reims, Mendy u bashkua me Rennes përpara sezonit 2019/20.

Në fushatën e tij të parë portieri mbajti 13 portë e paprekur dhe pësoi vetëm 31 gola në 33 ndeshje.

Ai e ndihmoi Rennesit të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori