LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bëhet ekzekutimi i pagesave për veteranët e UÇK-së

Zyrtare: Bëhet ekzekutimi i pagesave për veteranët e UÇK-së

Ministria e Financave ka njoftuar se të premten është bërë ekzekutimi i pagesave për Veteranët e Luftës së UÇK-së. Kjo është mundësuar pas nënshkrimit të rishikimit të buxhetit për vitin 2017, nga ana e Presidentit Hashim Thaçi.

“Ministria e Financave, njofton veteranët e lutës të cilët marrin pagesa nga Buxheti i Republikës së Kosovës se pas një punë të madhe të bërë për këtë kategori të çmuar të shoqërisë sonë dhe duke filluar nga gjetja e fondeve e deri tek ndryshimet ligjore për të mundësuar që veteranët të marrin pagesat e merituara me ligje”, thuhet në njoftim.


Veteranët e luftës sipas Ministrisë së Financave pas dekretimit të Ligjit të Rishikimit Buxhetit nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, “Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për këtë kategori”.

“Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin gusht, Shtator dhe Tetor 2017. Dhe mjetet pritet të jenë në llogari të veteranëve brenda ditës së sotme”. /Telegrafi/