Bayern Munichu ka konfirmuar se ka transferuar Noussair Mazraoui si transferim të lirë nga Ajaxi.

Bavarezët ka kohë që ishin në bisedime me lojtarin, ndërsa tani e kanë finalizuar transferimin e tij.

“FC Bayern ka kompletuar nënshkrimin e Noussair Mazraoui. 24-vjeçari kalon në Mynih si transferim i lirë nga Ajax përpara sezonit të ri dhe ka nënshkruar kontratë me kampionët rekord gjermanë deri në vitin 2026”, thuhet në komunikatën e tyre.

Të gjitha lajmet nga Noussair Mazraoui Të gjitha lajmet nga Noussair Mazraoui

Ndërsa, Mazraoui ka thënë se është i emocionuar që i është bashkuar njërit ndër klubeve më të mëdha në Evropë.

“Që në diskutimet e para me FC Bayern, pata një ndjenjë të mirë dhe jam i emocionuar për t’iu bashkuar një prej klubeve më të mëdha në Evropë”.

“FC Bayern sapo është bërë kampion i Gjermanisë për të 10-tin vit radhazi dhe do të jetë ndër pretendentët për të fituar sërish Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Kam zgjedhur këtë klub sepse mund të fitoj titujt më të mëdhenj këtu”, ka potencuar ai. /Telegrafi/