LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Adenis Shala nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Zyrtare: Adenis Shala nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Adenis Shala prej sot i është bashkëngjitur Shkëndijës.

Shala ka nënshkruar me Shkëndijën kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 3 vite tjera.


Është i lindur më 23 tetor të vitit 1998. Gjatë vitit 2017 ka qenë pjesë e grupmoshave të skuadrës kroate të Hajdukut, që më pastaj të transferohet në grupmoshat e skuadrës së Fenerbahçes.

Së fundmi 22 vjeçari Shala ka luajtur në kampionatin e Kosovës, ku ka qenë pjesë e ekipit të Trepçës ’89.

Adenis Shala është sulmues i krahut, por që mund të luajë edhe në pozitën e mesfushorit ofenziv.

“Është nder i madh për mua që të jem pjesë e Shkëndijës, ekipi më i mirë në të gjitha trevat shqiptare. E di se Shkëndija ka një histori të begatë me shumë peripeci në të kaluarën, prandaj kjo do të jetë një sfidë e madhe për mua”.

“Po ashtu e di se qyteti i Tetovës është i lidhur ngushtë me Shkëndijën dhe se Shkëndija i ka tifozët më të mirë në të gjitha trevat shqiptare. Unë do të jap maksimumin që të luaj sa më mirë dhe të gëzoj tifozët”, u shpreh Adenisi gjatë nënshkrimit të kontratës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori