LAJMI I FUNDIT:

Zyra e BE-së në Shkup: Jemi duke monitoruar situatën, por kjo është çështje e organeve kompetente

Zyra e BE-së në Shkup: Jemi duke monitoruar situatën, por kjo është çështje e organeve kompetente

Bashkimi Evropian është duke i monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet, duke përfshirë edhe përplasjet e fundit publike, thonë nga Zyra e BE-së në Maqedoninë e Veriut, pas thirrjes për ndihmë ndërkombëtare të kryetares së Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, Vilma Ruskovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ruskovska u bëri thirrje të gjitha institucioneve dhe ambasadave ndërkombëtare, mbi të gjitha Ambasadës Amerikane dhe Zyrës së BE-së, që të kontrollojnë njëherë e mirë të gjitha faktet dhe të sqarojnë se kush në këtë vend lufton krimin dhe kush e bën krimin.


“Zbatimi i shtetit të së drejtës është një nga prioritetet më të larta për Bashkimin Evropian. Është një pjesë thelbësore e “themeleve” të grupit të ardhshëm të negociatave, të cilat do të hapen së pari në negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Ligjet në fuqi përshkruajnë kompetencat përkatëse të autoriteteve kombëtare dhe mënyrat e bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë, të cilat duhet të respektohen. Kjo çështje duhet të zgjidhet nga autoritetet kompetente”, kanë thënë nga Zyra e BE-së për “Radio Evropa e Lirë”.

Njoftimi i Ruskovskës, në të cilin ajo kërkon ndihmë ndërkombëtare, pasoi pas luftës mediatike me drejtorin e Policisë Financiare, Arafat Muaremi, dhe njoftimin se do të ngrit kallëzim penal kundër Ruskovskës dhe dy prokuroreve të tjera, të cilat më 18 të këtij muaji kanë kryer bastisje në Drejtorin e Policisë Financiare./Telegrafi/

Reagon Ambasada e SHBA-ve në Shkup pas kërkesës së prokurores Vilma Ruskovska
Lexo po ashtu Reagon Ambasada e SHBA-ve në Shkup pas kërkesës së prokurores Vilma Ruskovska

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori