LAJMI I FUNDIT:

Zyberaj: Me votat e kandidatëve të AKR-së është manipuluar në katër komuna

Zyberaj: Me votat e kandidatëve të AKR-së është manipuluar në katër komuna

Ish-kandidati për deputet i AKR-së në listë të përbashkët me LDK-në, Jetlir Zyberaj thotë se manipulimi më i madh i votave fillon pas mbylljes së vendvotimeve.

“Pasi të numërohen votat për partitë, komisionerët janë të lirë dhe veprojnë sipas dëshirës së vet sa i përket votave të kandidatëve. Ky procesi në QNR është kapitulli i dytë i manipulimit”, tha ai në “Debat Plus”.

Zyberaj thotë se ky problem me kandidatët ndodh që dy-tri palë zgjedhje.

“Familjarët që kanë votuar, iu mungon vota në formularët e zgjedhjeve. Tash ose ata po gënjejnë ose vota është manipuluar nga komisionerët”.

Ish-kandidati për deputet i AKR-së thotë se për manipulimin e votave të tyre janë njoftuar nga vëzhguesit e ndryshëm.

Zyberaj thotë se me votat e AKR-së është manipuluar në Ferizaj, Gjilan, Klinë e Podujevë.

“Vet formularët e publikuar nga KQZ-ja tregojnë jashtëzakonisht shumë paqartësi. Për mua është shumë e pakuptueshme se si ata persona që kanë vendosur numrat në kompjuter t’i kuptojnë shifrat që janë shënuar e më pas fshirë”, deklaroi ndër të tjera Jetlir Zyberaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori