LAJMI I FUNDIT:

Zvicra pranon turistët nga 19 vende jo Shengen

Zvicra pranon turistët nga 19 vende jo Shengen

Turistët nga 19 vende jashtë zonës Shengen do të jenë në gjendje të hyjnë në Zvicër, nga e diela, sipas një liste të përditësuar sot nga autoritetet zvicerane.

Në qershor, Zvicra rihapi kufijtë e saj pa kontrolle ndaj shteteve të zonës Shengen dhe rivendosi lëvizjen e lirë të personave, veçanërisht me shtetet anëtare të Bashkimit Europian, të cilat nuk konsiderohen më vende në rrezik.


Sipas urdhrit të fundit të Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë, i cili hyn në fuqi më 16 gusht në orën 00:00, të gjitha shtetet jashtë zonës Shengen konsiderohen në rrezik, me 19 përjashtime: Andorra, Australia, Bullgaria, Kanadaja, Qipro, Koreja e Jugut, Kroacia, Gjeorgjia, Irlanda, Japonia, Monako, Zelanda e Re, Rumania, Ruanda, San Marino, Selia e Shenjtë, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji.

Për vendet që nuk konsiderohen në rrezik, hyrja nuk është më subjekt i kufizimeve antiCOVID-19, megjithatë, shtetasit e tyre mund të jenë subjekt i karantinës pas mbërritjes. /kp/