LAJMI I FUNDIT:

Zvicra përcakton udhëzimet për ICO-të

Zvicra përcakton udhëzimet për ICO-të

Autoriteti financiar i Zvicrës ‘Finma’ shpreson të mbështesë tregun e Ofertave Fillestare të Monedhave (ICO) me qëllim që të nxitë teknologjinë Blockchain duke nxitur ndërmarrësit që të aplikojnë ligjet kundër pastrimit të parave.

Rregullatorët anembanë botës kanë krijuar një pikëpamje gjithnjë e më skeptike ndaj kriptovalutave ku Kina dhe Koreja e Jugut kanë ndaluar ICO-të. Por qeveria zvicerane beson se mund t’u jap një mundësi.


Johann Schneider-Ammann, ministri i Ekonomisë, muajin e kaluar tha se “Zvicra do të jetë kombi i parë i kriptovalutave”.

Sipas PëC, shkruan Telegrafi, nga 10 ICO-të më të mëdha e kanë përdorur Zvicrën si një bazë për nisjen e tyre.

Mark Branson, shefi ekzekutiv i ‘Finma’, tha se “qasja e ekuilibruar e rregullatorit për ICO-të do të lejonte inovatorët e ligjshëm të funksionojnë dhe kështu të fillojnë projektet e tyre në një mënyrë të qëndrueshme me ligjet që mbrojnë investitorët dhe integritetin e sistemit financar”.

Udhëzimet e ‘Finma’-së identifikojnë tre kategori të ICO-ve. Të parat janë ‘ICO-të e pagesave’, të cilat janë të transferueshme dhe mund të funksionojnë si mjete pagese. Të dyta janë ‘ICO-të e shërbimeve’, të cilat nuk do të kualifikohen si letra me vlerë, nëse qëllimi i tyre i vetëm është që t’u japin të drejta dixhitale të qasjes në një aplikim ose shërbim, ndërsa të tretat janë ‘ICO-të e aseteve’, të cilat do të trajtohen si aksione ose obligacione nëse, për shembull, ata paguajnë dividendë ose interes. /Telegrafi/