Zvicra, Belgjika dhe Austria me rregulla të reja për shtetasit e Maqedonisë së Veriut
Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se Zvicra, Belgjika dhe Austria kanë miratuar rregulla të reja për Covid-19 për udhëtarët që hyjnë në vendet e tyre.
Në Zvicër, nuk është më në fuqi ndalesa për hyrje të shtetasve nga vendet e treta, përfshi edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut, për qëllime turistike ose çfarëdolloj qëndrimi tjetër, por vetëm me vërtetim/certifikatë për marrje të dy dozave të vaksinës (më shumë informacione për llojin e vaksinës dhe kushtet për hyrje, mund të gjenden në linkun vijues: https://travelcheck.admin.ch/check). Kushti për posedim të testit negativ (PCR ose Antigen), më nuk pranohet si bazë për hyrje për këtë kategori personash.
Në rast se personi i plotëson kushtet për hyrje në Konfederatën Zvicerane, duhet që deri 12 orë para hyrjes në Zvicër, ta plotësojë formularin i cili gjendet në ueb faqen e Zyrës federale të shëndetësisë publike të Zvicrës, ose më saktësisht në linkun vijues: https://swissplf.admin.ch/formula.
Qeveria belge vendos karantinë për udhëtarët e pavaksinuar të cilët do të hyjnë në Belgjikë nga zonat e kuqe, në mesin e të cilave është edhe Maqedonia e Veriut. Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të rinj me Covid-19 në spitalet e rajonit të kryeqytetit të Belgjikës dhe më gjerë, tashmë nga nesër (e premte, 17 shtator) do të vendohen rregulla më të rrepta karantine për udhëtarët të cilët vijnë nga zonat e kuqe. Ata që nuk janë plotësisht të vaksinuar (dy doza në interval të duhur kohor) ose që nuk kanë certifikatë se e kanë kaluar sëmundjen, sapo të mbërrijnë në Belgjikë nga zonat e kuqe, duhet të qëndrojnë 10 ditë në karantinë. Karantina mund të shkurtohet nëse rezultati i testit shtesë në ditën e shtatë rezulton negativ.
Për të hyrë në Austri, kushti është të keni njërin nga dokumentet vijuese: dëshmi për vaksinim ose dëshmi për COVID-19 të kaluar, që paraqet mënyrën e vetme për shmangie të karantinës (vetizolim) 10 ditore, e cila mund të ndërpritet pas 5 ditëve me rezultat të ri negativ të testit PCR.
Të miturit deri 12 vjeç, gjithashtu duhet të izolohen dhe të regjistrohen gjatë mbërritjes, përveç nëse personi i moshës madhore që udhëton me ta nuk është i liruar nga vetizolimi; fëmijët mbi 12 vjeç duhet të posedojnë dëshmi për vaksinim ose dëshmi për COVID-19 të kaluar. Për marrje të një doze të vetme të vaksinës, duhet të dëshmoni se vaksinën e keni marrë para më shumë se 21 ditësh, por jo më shumë se 360 ditë para mbërritjes.
Më shumë informacione lidhur me masat restriktive për të gjitha vendet, mund të gjeni në ueb faqen e MPJ-së, më konkretisht në këtë link: https://www.mfa.gov.mk/mk/page/1706/informacii-za-covid19./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre