LAJMI I FUNDIT:

Zviceranët me rekord të ri botëror, shfaqin trenin më të gjatë – ka 100 vagonë dhe shtrihet në 1.9 kilometra hekurudhë

Zviceranët me rekord të ri botëror, shfaqin trenin më të gjatë – ka 100 vagonë dhe shtrihet në 1.9 kilometra hekurudhë

Operatori i hekurudhave në Zvicër, ka vendosur një rekord të ri sa i përket udhëtimit me trenin më të gjatë në botë.

Treni është 1.9 kilometra i gjatë dhe përbëhet prej 100 vagonëve, që kalojnë nëpër alpet zvicerane gjatë një rrugëtimi 25 kilometërsh, transmeton Telegrafi.


Tentimi për të vendosur rekord botërore është bërë me qëllim që të theksohen të arriturat inxhinierike të Zvicrës, si dhe të shënohet 175 vjetorit i themelimit të kompanisë që menaxhon hekurudhat në këtë shtet evropian.

Relacioni nga Preda drejt Bergunit në vitin 2008 u shpall nga UNESCO si vlerë kulturore, ku treni futet nëpër 22 tunele, disa prej të cilëve janë në formë spirale nëpër alpe dhe kalon edhe mbi 48 ura përfshirë atë Landwasser.

I tërë udhëtimit zgjat mbi një orë, e adhuruesit e hekurudhave kanë zbritur nga alpet me qëllim që t’i shohin nga afër shumë vizitorë që ishin mbledhur. /Telegrafi/