LAJMI I FUNDIT:

Zvarritja 10 vjeçare e punimeve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, qytetarët thonë se kjo është e papranueshme

Qysh në vitin 2009 kishin filluar punimet për ndërtimin e rrugës që lidh Prishtinën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën. Mirëpo, edhe tash pas rreth 13 vjetëve punimet janë zvarritur për ndërtimin e kësaj magjistraleje duke mos arritur të finalizohen.

E kjo zvarritje e punimeve në këtë rrugë si duket i ka irrituar qytetarët që e frekuentojnë atë rrugë.


Gani Maloku për Telegrafin u shpreh shumë i mllefosur duke thënë se banorëve të cilët jetojnë përreth iu ishte thënë se përfundimi i asaj rrugë ishte çështje muajsh.

“Për besë nervat na i kanë shkatërruar dhe lutem që Zoti t’i mallkojë. Prej atyre që i kanë filluar punimet e deri tani. Këta na kanë mbytur me këtë rrugë. Paratë ishin të gjitha të siguruara para 10 apo më shumë viteve dhe që tash asgjë nuk kanë bërë. Në kohën kur kanë filluar punimet në këtë rrugë vetë Fatmir Limaj ka dalë këtu, e na tha se kjo rrugë për Mitrovicë, kryhet deri në vjeshtë”, u shpreh ai.

Shembja e dheut në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, dëmet ende nuk janë sanuar
Lexo po ashtu Shembja e dheut në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, dëmet ende nuk janë sanuar

Maloku tutje shtoi se vështirësitë në trafik janë shumë të lodhshme për shkak të kolonave që bëhen në atë rrugë. Ai tha se në probleme hasin, kur kanë familjarë të sëmurë në shtëpi dhe duhet t’i shmangen kalimit në atë rrugë për t’i dërguar në spital.

“Më përpara shkoj në Prishtinë sesa të kaloj nga kjo rrugë, nuk e keni idenë se sa shumë ngarkohet rruga këtu, me raste edhe bllokohet e tëra. Është shumë problemore situata kur ke të sëmurë si puna ime për shkak të kolonës mu ka deshtë të ndjek rrugë më të gjata për të arritur më shpejtë në spital. Na kanë shkatërruar neve, unë nuk e kuptoj çfarë njerëzish janë këta”, tha Maloku.

Gani Maloku, qytetar

Kurse qytetari Skënder Cakaj, vlerësoi se me këto ngecje në punimet e kësaj rruge janë futur në kolaps banorët e kësaj pjese.

“Ne për këtë rrugë nuk kemi se çfarë të komentojmë, nuk di as çfarë të them më do të thotë ju vetvetiu po e shikoni se këtu ka tepër vështirësi. E kjo nuk ndodhë vetëm për një kohë të shkurtër por që sa vjet është në këtë gjendje prej që kanë filluar punimet e deri sot. Kjo sepse këtu punohet me një mekanizëm mos të them të vogël me një dinamikë shumë të vogël. Unë nuk e kuptoj pse duhet të pritet me vite për një segment kaq të shkurtë me kilometra të paktë dhe nuk përfundon kjo është mjerim për popullatën”, tha Cakaj për Telegrafin.

Skender Cakaj, qytetar

“Çdo ditë këtu në mbrëmje dhe pasdite ke një kolonë të gjatë për të hyrë në këtë pjesë për të shkuar në Vushtrri. Prej këtu për të shkuar në Vushtrri minimumi të nevojitët 1 orë për 6 kilometra por kjo mjerim është. Nuk është faji i shpronësimeve siç po akuzojnë ata. Na kanë bllokuar ne këtu jemi në kolaps. Këtu është mjerim, mjerim, mjerim! Nuk ke çfarë t’i thuash Ministrisë së Infrastrukturës le të dalin vetë të hynë në kolonë të presin dhe e vërtetojnë se çfarë po heq popullata sepse nuk ka rrugë alternative këtu”, shtoi ai.

Shaban Zekolli, qytetar

Kurse Shaban Zekolli fajin ua ka hedhur intensitetit të vogël të punimeve dhe sipas tij nëse vazhdohet më këtë intensitet kjo rrugë nuk do të përfundoj edhe për 10 vjetët e ardhshme.

“Vështirësitë veçse shihen si banorë i fshatit Maxhunaj. Kjo rrugë qe 13 vjet ka filluar pra magjistralja Prishtinë-Mitrovicë dhe ka mbetur e papërfunduar. Një lloj i punimeve shihet që janë duke u kryer por me intensitet më të vogël. Pra, me këtë intensitet kaq të vogël unë nuk shpresoj që me Mitrovicën të lidhemi edhe në 10 vjetët e ardhshme. Deri tani faji është hedhur tek shpronësimet por tash në bazë të informatave të cilat janë deri më tani del se shpronësimi ka përfunduar le të fillon puna. Por as puna nuk është askund hiç”,  mendon qytetari Zekolli.

Gjendja e rrugës në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë / Foto: Telegrafi

Kurse Nexhmi Maxhuni tregon se për të shkuar në qytetin e Vushtrrisë që nuk ka më shumë se 6 kilometra, duhet të pritet në kolonë deri në dy orë.

“Shpesh bllokohet kjo rruga, prej këtu deri në Vushtrri mund të shkohet për gjysmë ore mirëpo këndej kur të bllokohet rruga mund të shkoj pritja në kolonë deri në dy orë”, tregoi Maxhuni.

Punimet në këtë rrugë kanë ngecur duke mos mundur të finalizohen për shkak të problemeve të shpronësimit në atë pjesë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori