Agron Limani nga Krusha e Vogël dhe familja e tij vazhdojnë të presin për të ditur fatin e babait, axhës dhe djalit të axhës.
Në vitin 2014 janë gjetur mbetjet mortore të vëllait, Luanit, në një varrezë masive afër Prizrenit. Babai, vëllai dhe dy axhallarët e tij u vranë në mesditën e 26 marsit 1999 në masakrën e Krushës së Vogël, së bashku me 106 persona të tjerë. Luani ishte 21 vjeçar në pranverën e vitit 1999, kur u mor nga forcat serbe. Për 15 vjet, familjarët nuk dinin asgjë për fatin e tij.
Limani thotë se çdo informacion do të ishte një hap drejt gjetjes së familjarëve të tij.
“Padyshim se çfarëdo informacioni që mund të kenë institucionet, ai duhet t’u shërbejë si arsye që pa vonesë të bëjnë gërmime për të hulumtuar për mbetjet mortore”, thotë Limani. “Në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur mund të ndihmojë arrestimi i autorëve përgjegjës për zhdukjen e atyre personave”.
Kanë kaluar 22 vjet nga fundi i luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, ndërkaq familjarët e 1,622 personave që konsiderohen të zhdukur nga lufta ende janë duke pritur përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.
Sipas Limanit, për të ditur më shumë për lokacionin e personave të zhdukur, duhet të sillen para drejtësisë të dyshuarit për krime lufte.
“Prandaj qeveria përmes mekanizmave të saj, duhet ta shtyjë përpara këtë agjendë, për të sjellë para drejtësisë të dyshuarit për krime lufte dhe përmes atyre të merren informata mbi lokacionin e mbetjeve mortore”, thotë ai.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH) nuk preferon që t’i bëjë publike lokacionet ku aktualisht janë duke u kryer gërmimet, ndërkohë që kanë konfirmuar për të paktën pesë urdhëresa të lëshuara nga prokuroria për gërmime brenda territorit të Kosovës.
“KQPZH është në dijeni për të paktën pesë lokacione brenda territorit të Republikës së Kosovës. Sa i përket lokacioneve, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes dhe me qëllim që të mos i shqetësojmë familjarët pa arritur në rezultate konkrete, KQPZH nuk preferon t’i bëjë publike vendet e gërmimit pa përfunduar ato”, ka thënë në një përgjigje elektronike Zyra e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Ndërsa, Bajram Qerkinaj, bashkëdrejtues i organizatës joqeveritare Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, që mbledh familjarët e të pagjeturve të të gjitha komuniteteve, thotë se janë shtatë urdhëresa për varreza masive në Kosovë. Por sipas tij, problemi qëndron se në disa raste puna po neglizhohet.
“Sipas prokurorisë dhe policisë janë 7 urdhëresa për gërmime në vende të dyshuara për varreza dhe asnjë nuk është kryer”, thotë Qerkinaj.
“E faji është te neglizhenca e punës së Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur”, shton ai.
Deri tani, Prokuroria ka konfirmuar se ka lëshuar urdhëresa për kryerjen e gërmimeve në katër varreza masive të dyshuara në Dreth të Leposaviqit, në Has të Prizrenit, në Koshare të Deçanit dhe në Javor të Malishevës. Ndërsa në shqyrtim janë edhe lokacionet në Orllat dhe Kleçkë.
Por Qerkinaj thotë se autoritetet po e zvarrisin fillimin e punimeve.
“I kemi nxjerrë pesë në veri dhe prapë kërkimet kanë mbetur pa përfunduar. Po ashtu edhe në Zubin Potok, edhe shumë të tjera për të cilat nuk më takon të flas”, thotë ai.
Qerkinaj akuzon Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore për mospërfundimin e punës.
Ai shpreh dyshime për ndalimin e kërkimeve për mbetje mortore.
“Tash po thonë se nuk kanë mundur të punojnë për shkak se në gusht i ka skaduar kontrata kompanisë. Por kjo kompani ka punuar edhe në shtator, edhe në tetor”, tregon Qerkinaj.
Në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kritikat e Qerkinajt dhe familjarëve të tjerë për neglizhencë në gërmime i quajnë “paragjykuese”.
Sipas Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur “përpjekjet për ndriçimin e fatit të personave të pagjetur janë karakterizuar në vazhdimësi nga pengesa të natyrave të ndryshme, sidomos nga politizimi i këtij procesi nga ana e Serbisë”.
Ministria e Drejtësisë ka thënë se i ka marrë urdhëresat dhe se “planifikimi (për gërmime) bëhet me shumë akterë, por në bashkëpunim me Komisionin (për persona të zhdukur) e palës serbe në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit për prezencën e tyre gjatë gërmimeve”.
Në takimin e shtatorit në Bruksel mes ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë u raportua se të dyja palët kanë rënë dakord t’i hapin dosjet ushtarake dhe policore të kohës së luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë për të ndihmuar në gjetjen e personave të zhdukur, por familjarët janë shumë skeptikë.
“Kemi varreza edhe në Dukagjin, kemi edhe në tërë komunat, por nuk po punohet”, thotë Qerkinaj. /Drenusha Canolli/
Ky shkrim është produkt i trajnimit online për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Gazetarinë e sensibilizuar për konflikte, implementuar nga forumZFD-Programi në Kosovë. Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim janë përgjegjësi e autores dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e forumZFD.
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Bashkësia Islame përkrah marshin për drejtësi “Liria Ka Emër”

Arrestohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet – policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Konjufca e kongresisti Aderholt flasin për agjendën euroatlantike të Kosovës dhe avancimin e procesit të njohjeve

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Hoxha: Rugova fitoi, Thaçi nuk erdhi në pushtet pa u “shndërrua” në Rugovë - edhe Kurti është drejt asaj rruge

I dëmtuari tregon se Arsiq i tha ‘kape 25-vjeçarin e vrarë dhe tregoju terroristëve tjerë çka ka për t’iu ndodhur’

Bëhet virale fotografia e shqiptarit në Londër, i cili u fsheh në çati, pak centimetra mbi kokën e policit

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?