LAJMI I FUNDIT:

Diplomati ukrainas paralajmëron njohje të mundshme të Kosovës nga Kievi zyrtar

Diplomati ukrainas paralajmëron njohje të mundshme të Kosovës nga Kievi zyrtar

Zv.ministri i jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar, paralajmëroi një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës nga Kievi zyrtar.

Sipas diplomatit ukrainas, nuk duhet të bëhen paralelizime mes Kosovës dhe Krimesë pasi sipas tij, janë dy gjëra krejt të ndryshme nga njëra-tjetra.


“Tradicionalisht, ne kemi qenë të vendosur për sovranitetin territorial të vendit. Ky është një parim i yni. Por, për ne nuk ka një paralele mes dy rasteve. Kjo për shkak se rasti i Kosovës është diçka dhe ai i Krimesë është diçka tjetër”, thotë ai.

Më tej thekson se në rastin e Kosovës, është njohur nga një numër i caktuar shtetesh dhe në rastin e Krimesë, thotë se flitet për një territor që është marrë me forcë nga Rusia.

“Pra nuk është një çështje e thjeshtë”, thotë tutje.

Zv.ministri ukrainas shprehet optimist se mund të ketë njohje, pasi deklaron se vitin e kaluar veçse Ukraina ka marrë vendim për të punuar me pasaportat e Kosovës.

“Ne nuk e kemi njohur Kosovën formalisht, por nëse sheh hapat tanë ka diçka. Vitin e kaluar ne morëm vendimin për të punuar me pasaportat e Kosovës. Tani ambasadori ynë këtu (Tiranë) dhe ambasadorët në vende të tjera të botës kanë marrë direktiva për t’i njohur këto pasaporta dhe për të mos limituar udhëtimet. Ndoshta duke filluar nga hapa të tillë të vegjël mund të shkojmë drejt disa rezultateve. Nuk po flas për një perspektivë të caktuar, pasi pozicioni ynë formal është pozicioni ynë formal. Pra, na duhet ta trajtojmë këtë rast në rrethanat ku ndodhemi”, tha Bodnar në intervistën e tij për RTV Ora.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori