LAJMI I FUNDIT:

Zv.ministrat marrin pagë edhe një vit edhe nëse shkarkohen

Zv.ministrat marrin pagë edhe një vit edhe nëse shkarkohen

Ish-drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, ka shkruar se zëvendësministrat edhe nëse shkarkohen kanë të drejtë të marrin 70 për qind të pagës edhe për një vit.

Sipas tij, kryeministri mundët të emërojë e shkarkojë zëvendësministrat çdo ditë, ku kjo do t’ua nxjerr atyre nga një pagë prej 500 euro në 12 muaj të plotë.


Demi ka thënë se patriotizëm sipas tij është edhe me ruajtë paranë publike.

Ky reagim vjen pas shkarkimit të zv.ministrit Berzati, vendim që u nxor sot nga qeveria.

Lexoni postimin e tij:

“Zëvendësministri i shkarkuar sot ka të drejtë të marr 70% të pagës edhe për një vit, ani pse nuk e ka mbush asnjë muaj në postin prej të cilit u shkarku. Kryeministri mundet me i emëru e shkarku zëvendësministrat çdo ditë, e me jau nxerr nga një pagë prej 500 euro për 12 muaj të plotë.

Patriotizëm është edhe me e ruajtë paranë publike, jo vetëm me u marr me sporte të rënda , ka shkruar Demi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori