LAJMI I FUNDIT:

Zv/kryeministrja Rexhepi: Duhet të gjendet një zgjidhje tjetër për Asociacionin

Zv/kryeministrja Rexhepi: Duhet të gjendet një zgjidhje tjetër për Asociacionin

Zëvendëskryeministrja për Çështjen e Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi vlerëson se duhet të gjendet një zgjidhje tjetër për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi do të nënkuptonte ‘një republikë serbe të dytë në Kosovë’.

Rexhepi ka theksuar se themelimi i një asociacioni një etnik serb mbetet i gabuar pasi që siç thotë ajo, në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta.


“Konsideroj se formimi i komunave etnike është gabim, nuk jep një pasqyrë të vërtetë multikulturore këtu në Kosovë. Nuk i jep të drejtë komuniteteve të tjera të jetojnë lirshëm, të funksionojnë lirshëm dhe konsideroj që krijimi i komunave të tilla me një komunitet shumicë ose edhe vetë emri ‘Asociacioni i komunave serbe’, është krijimi i një ‘republikë serbe të dytë në Kosovë’. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë është gjendja në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se çfarë krejt mundet, përgjatë këtyre viteve, të bëjë ‘Republika Serbe’ në funksionimin normal te të gjithë qytetarëve, të gjitha kombeve, të gjitha bashkësive në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Dhe nëse një gjë të tillë do të kishim në Kosovë, ku ne krijojmë një shoqëri, e cila është e barabartë për të gjithë, e drejtë për të gjithë, ku do të kishim dërguar një fotografi të Ballkanit, Evropës dhe botës që në këtë shtet jetojnë të gjitha kombet, të barabartë, të përfshirë në të gjitha sferat e shoqërisë kosovare dhe të krijohet një komunë e tillë për mua është gabim. Duhet që të gjendet një model sa më i mirë i mundshëm që të gjithë të jenë të kënaqur në atë model”, thotë Rexhepi, për KosovaPress.

E pyetur për dokumentin franko-gjerman, ajo thotë se nuk ka njohuri për një të tillë.

Rexhepi thekson se si ekzekutiv nuk kanë diskutuar për këtë çështje, derisa shtoi se një draft i tillë nuk mund të kalojë aq lehtë.

“Me kryeministrin Albin Kurtin, ne kemi kontakte të përditshme lidhur me çfarëdo gjëje e që është me interes kombëtar. Ne nuk e kemi pa këtë dokument, unë personalisht nuk e kam pa këtë dokument, ashtu që nuk mund të them asgjë lidhur me të, aq sa ju dini nga mediat aq edhe unë, si nënkryetare e qeverisë, di. Në atë moment kur dokumenti do të bëhet gati, ne do të bisedojmë, do të shikojmë se çfarë qëndrimi do të marrim si qeveri… Kryeministri ynë është shumë transparent. Ne bisedojmë për të gjitha temat kyçe të shtetit tonë dhe nuk besoj se një dokument i tillë, i rëndësishëm mundet aq lehtë të kalojë”, thotë Rexhepi.

Ndryshe, javën e kaluar në një konferencë për media, presidentja Vjosa Osmani tha se nisma franko-gjermane, ka për qëllim intensifikimin e dialogut dhe kjo sipas saj nënkupton që çështjet që deri më tani janë diskutuar veç e veç, të bëhen bashkë në mënyrë që të mos zvarriten për shumë kohë.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori