LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg: Ishte faji im dhe unë kërkoj falje

Zuckerberg: Ishte faji im dhe unë kërkoj falje

Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, la në valixhe xhinset dhe bluzën e zakonshme dhe zgjodhi të veshë një kostum të errët me kravatë ngjyrë vjollcë gjatë seancës në Senatin amerikan, ku u thirr për të shpjeguar se si të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook arritën në duart e kompanisë Cambridge Analytica.

Në dëshminë me shkrim ai ka kërkuar falje për abuzimin me të dhënat personale të përdoruesve të Facebook.


Zuckerberg: Facebook duhej të kishte bërë më shumë për të parandaluar ndërhyrjen Ruse
Lexo po ashtu Zuckerberg: Facebook duhej të kishte bërë më shumë për të parandaluar ndërhyrjen Ruse

“Ne nuk e kuptuam shkallën e përgjegjësisë tonë dhe ky ishte një gabim i madh. Ishte faji im dhe unë kërkoj falje”, ka deklaruar Zuckerberg, sipas dëshmisë me shkrim që u botua të hënën nga Komiteti i Energjisë dhe Tregtisë të Dhomës së Përfaqësuesve, përcjell Telegrafi.

Nëse shpjegimet e kreut të Facebook nuk do të konsiderohen të mjaftueshme, Kongresi pritet të vazhdojë në miratimin e një kuadri të rreptë legjislative për të rregulluar faqet e rrjeteve sociale. Por rregullat e forta që mund t’i vendosen Facebook për të dhënat personale të përdoruesve mund të ndikojë në aftësinë e kompanisë për të tërhequr fitimet e reklamave, të cilat janë bazat e të ardhurave për Facebook. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori