LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg: Facebook duhej të kishte bërë më shumë për të parandaluar ndërhyrjen Ruse

Zuckerberg: Facebook duhej të kishte bërë më shumë për të parandaluar ndërhyrjen Ruse

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckeberg, do të deklarojë para Kongresit amerikan se kompania e tij do të duhej të vërente ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, është bërë e ditur përmes një transkripti të dëshmisë së tij të prezantuar më 9 prill.

“Ne kemi qenë shumë të ngadalshëm në procesin e të vënit re dhe në atë të përgjigjes sa i përket ndërhyrjes ruse dhe jemi duke punuar shumë për ta përmirësuar këtë gjë”, pritet të deklarojë ai në dëshminë e planifikuar për 11 prill, para Komitetit për Energji dhe Tregti.

Gjithashtu, ai pritet të paraqitet edhe para disave komiteteve tjera më 10 prill.

Në dëshminë e tij thuhet se Facebook ka qenë i vetëdijshëm për kërcënimet e vazhdueshme kibernetike nga ana e Rusisë edhe para ndërhyrjes së supozuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Zuckerberg do të dëshmojë edhe rreth asaj se si rrjeti social është duke ndërtuar teknologji për të parandaluar ndërhyrjet e jashtme në zgjedhjet e ndonjë shteti si dhe është duke punuar në largimin e llogarive të rreme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji

"Zbuloni botën e re të Inovacionit” - Tech Park Prishtina, hapja zyrtare më 12 tetor, Çavolli jep detajet

Teknologji
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori