LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg humb 3.3 miliardë dollarë pas ndryshimeve të fundit në Facebook

Zuckerberg humb 3.3 miliardë dollarë pas ndryshimeve të fundit në Facebook

Shefi i rrjetit social më të madh në botë, Mark Zuckerbergut, ka humbur 3.3 miliardë dollarë (2.71 miliardë euro) të vlerës së tij 76.4 miliardë dollarëshe.

E gjithë kjo, pasi së fundi Zuckerberg, ka marrë vendim që t’i ndryshojë disa rregulla në Facebook, për të vënë në prioritet postimet e familjarëve e shokëve mbi përmbajtjet tjera në murin e Facebook-ut, transmeton Telegrafi.


Sipas Indenpedent, aksionet e Facebook-ut kanë rënë së fundi për 4.5 për qind.

Sipas listës së më të pasurve në botë, tani Zuckerberg renditet i katërti, pas miliarderit spanjoll Amancio Ortega që renditet në të tretin, Bill Gates në të dytin si dhe shefit të Amazon Jeff Bezos që zë vendin e parë në botë. /Telegrafi/