LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg: Bie koha e shfrytëzimit të Facebook

Zuckerberg: Bie koha e shfrytëzimit të Facebook

Themeluesi dhe shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, dje tha se nga ndryshimet që kompania i bëri në shërbimin e saj, vitin e kaluar është pakësuar në 5 për qind koha e qëndrimit në Facebook.

“Tashmë në tremujorin e fundit të vitit 2017, kemi bërë ndryshime për të shfaqur më pak video virale dhe të sigurojmë që koha e njerëzve është shpenzohet mirë. Në total, bëmë ndryshime që pakësuan kohën e kaluar në Facebook me afërsisht 50 milionë orë çdo ditë. Biznesi dhe komuniteti ynë do të jetë më i fortë dhe afat të gjatë”, kishte shkrar ai, përcjell Telegrafi.


Në një konferencë telefonike me analistët, Zuckerberg, tha se shifra përfaqësonte 5 për qind të totalit.

Gjithashtu, kompania ka filluar të bëjë ndryshime në algoritmin e saj lidhur me rekomandimet e përmbajtjes mes kritikave se Facebook është përdorur për të përhapur keqinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjet e tjera të dhunshme.

Vetëm dy pyetje mbi besueshmërinë e lajmeve në Facebook
Lexo po ashtu Vetëm dy pyetje mbi besueshmërinë e lajmeve në Facebook

Prillin e kaluar, një përdorues në Facebook regjistroi dhe ngarkoi një video duke vrarë një burrë të moshuar.

Në lidhje me fitimet e kompanisë, në nëtor Zuckerberg kishte thënë se “Dua të jem i qartë në lidhje me prioritetin tonë. Mbrojtja e komunitetit tonë është më e rëndësishme sesa maksimizimi i fitimeve tona”.

“Rënia e kohës së shpenzuar mund të sjell që kompania të vendos më shumë reklama në ‘News Feed’ për të mbajtur çmimet e reklamave të qëndrueshme”, tha drejtori ekzekutiv i Hearts & Science, Ben Hovaness.

Reklama e Facebook-it shitet përmes një forme ankandi, që do të thotë se çmimi lidhet me kërkesën. Ndërsa koha e përdoruesit zvogëlohet, inventari i reklamave në ‘News Feed’ gjithashtu do të ulet. Menjëherë, do të shkaktojë ngritjen e çmimeve të reklamave, kështu që Facebook do të duhet të balancojë çështjen duke shtuar reklama më shumë.

Facebook u jep përparësi lajmeve lokale në 'News Feed'
Lexo po ashtu Facebook u jep përparësi lajmeve lokale në 'News Feed'

“Facebook do të duhet të rrisë aktivitetin e reklamës për të mbajtur kostot në pozitë të qëndrueshme”, tha Hovaness.

Facebook njoftoi shitjet nuk arritën pritjet e analistëve. Fitimi i saj ishte më i vogël se sa ishte planifikuar për shkak të një rritjeje të madhe të faturës së tatimit të shkaktuar nga ndryshimet e taksave të fundit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Kalo në kategori