LAJMI I FUNDIT:

ZRRE publikon komentet që ka pranuar lidhur me tarifat e energjisë

ZRRE publikon komentet që ka pranuar lidhur me tarifat e energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) publikoi komentet që ka marrë në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike nga palë të ndryshme të interesit.

Në një postim në Facebook, ZRRE ka bërë të ditur se deri më tash ka pranuar komente nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO, ndërkohë që ka publikuar edhe linqet e tyre.


Komentet e publikuara nga ZRRE janë si në vijim:

Komentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë: https://www.ero-ks.org/…/Komentet e Sekretariatit…

INDEP_Komente ne Propozimin e ZRRE-se per tarifa te reja te energjisë: https://www.ero-ks.org/…/INDEP_Komente ne…

KOSTT_ Komente ndaj Raportit Konsultativ për Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të të Hyrave Maksimale të Lejuara të Energjisë Elektrike për Operatorët e Rregulluar: https://www.ero-ks.org/…/KOSTT_ Komente ndaj…

Komentet e FSHU ndaj Raportit Konsultativ te ZRRE: https://www.ero-ks.org/…/Komentet e FSHU ndaj…

Komentet e OSSH ndaj Raportit Konsultativ te ZRRE: https://www.ero-ks.org/…/Komentet e OSSH ndaj…

ZRRE ka bërë të ditur se është duke pranuar komente nga konsumatorët e energjisë elektrike, të cilat do t’i përmbledhë dhe do t’i publikojë gjatë ditëve në vijim.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të mbajë seancën e tij të dytë (II) për këtë vit.
Seanca do të mbahet me datë 31 janar 2022 prej orës 14:00, në zyrat e ZRRE.

Seanca e Bordit përveç që është e hapur për publikun, po ashtu do të transmetohet drejtpërdrejt përmes profilit në facebook. Në rendin e ditës të publikuar në Facebook, nuk do të jetë ngritja e çmimit të energjisë elektrike. /Telegrafi/