Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e tetë për këtë vit, ka marrë vendim për tarifat e energjisë elektrike me pakicë që do të aplikohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU – KESCO). Sipas këtij vendimi tarifat e reja që do të zbatohen nga data 1 nëntor 2018, për amvisëri do të mbesin të njëjta, përderisa ato të konsumatorëve industrial, komercial dhe për ndriçimin publik do të zbresin për 5 për qind.
Këto tarifa janë rezultat i të Hyrave të Lejuara Maksimale (HLM) të aprovuara për operatorët e Transmetimit/Tregut (KOSTT), Shpërndarjes (KEDS) dhe Operatorin e Furnizimit të Shërbimit Universal (KESCO) si dhe reflektojnë koston e shërbimit të ofruar për grupet përkatëse tarifore.
“Tarifat e vendosura do të zbatohen sipas Strukturës tarifore të vendosur në mars të vitit 2017, sipas të cilës tek të gjithë konsumatorët fundorë aplikohen vetëm tarifat ditore – tarifa e lartë dhe e ulët (ditë-natë). Kjo Strukturë tarifore ka për qëllim nxitjen e konsumatorëve për të zhvendosur një pjesë të konsumit nga koha e pikut (ditën) në kohën jashtë pikut (natën) kur ngarkesa në sistem është më e ulët. Nga 1 tetori deri me 31 mars, tarifa e lartë do të zbatohet prej orës 07:00-22:00 dhe tarifa e ulët do të zbatohet prej orës 22:00-07:00. Përderisa nga 1 prill deri me 30 shtator tarifa e lartë do të zbatohet prej orës 08:00-23:00, ndërsa tarifa e ulët do të zbatohet prej orës 23:00-08:00”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu në këtë mbledhje Bordi ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Rregullave të Tregut, amendamentimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut, amendamentimin e Marrëveshjes për Furnizim me Ngrohje e lidhur në mes të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe NQ “Termokos” Sh.A. dhe ka shqyrtuar një numër të ankesave të konsumatorëve si dhe çështje të tjera të menaxhimit të Zyres së Rregullatorit për Energji. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre