Pak ditë para ndeshjes së dytë gjysmëfinale ndaj Real Madridit ishte Mario Gotze ai që kishte nënshkruar me Bayernin, duke detyruar Dortmundin ta shesë atë. Dhe, kjo ende e mban të frustruar drejtorin e BVB, që ka kritikuar tashmë anësorin bavarez.

“Natyrisht se jemi të zhgënjyer nga vendimi i tij për t’u larguar, sidomos për kohën kur ai vendosi të largohej. Unë e pranoj se jam i frustruar. Sidoqoftë, ai nuk duhet të konsiderohet tradhtar. Unë ia urova ditëlindjen më 3 qershor”.


“Ne kemi plane afatgjata me Reus, të cilat i kemi biseduar edhe me të”, u shpreh Zorc. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app