Kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov njofton se Presidenti Gjorge Ivanov do ta mandatojë sot në ora 12:00 liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dorëzimi i mandatit vjen pasi që Ivanovi ka pranuar njoftimin për ekzistimin e shumicës parlamentare në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë. Më herët, Ivanovi refuzoi dhënien e mandatit me arsyetimin se rrezikohet unitariteti i shtetit dhe rendi kushtetues./Telegrafi/