LAJMI I FUNDIT:

Zoran Zaev për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë

Zoran Zaev për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, më 27 dhe 28 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Kryeministri Zaev gjatë vizitës do të shoqërohet edhe nga zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, si dhe ministrja pa resor e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostollska, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjatë qëndrimit në Slloveni, Zaev do të takohet me kryeministrin Marjen Shverc, si dhe me presidentin slloven Borut Pahor.

Pas takimit, është paraparë edhe konferencë për shtyp e përbashkët e dy kryeministrave, Zaev dhe Shverc.

Në agjendën e vizitës në Slloveni, janë paraparë edhe takime të delegacioneve të odave ekonomike të të dy vendeve./Telegrafi/