LAJMI I FUNDIT:

Zonja e Parë e Ukrainës publikon video nga Kievi: Mëngjesi pas një nate pa gjumë, përsëri ankth

Zonja e Parë e Ukrainës publikon video nga Kievi: Mëngjesi pas një nate pa gjumë, përsëri ankth

Gruaja e presidentit ukrainas Olena Zelenska ndau një video nga Kievi në Twitter, ku shfaqeshin fëmijët që vrapojnë drejt strehimoreve për shkak të një sulmi ajror rus.

Shpërthimet kanë bërë kërdinë në kryeqytetin ukrainas mbrëmë, por edhe mëngjesin e sotëm, transmeton Telegrafi.


“Kiev. Mëngjes pas një nate pa gjumë nën zjarr. Përsëri ankth… Fëmijët që bërtasin dhe vrapojnë për t’u mbrojtur nga tingujt e shpërthimeve janë realiteti ynë. Por nuk duhet të jetë kështu – askund, kurrë. Frika nuk mund të jetë fikur – por ne nuk ngrijmë, por veprojmë. Ukraina vazhdon luftën”, tha zonja e parë ukrainase.

Pamje që tregojnë se si metrotë në Kiev u bënë 'streha më e madhe e qytetit' për banorët mes sulmeve raketore të Rusisë
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se si metrotë në Kiev u bënë 'streha më e madhe e qytetit' për banorët mes sulmeve raketore të Rusisë

Kryebashkiaku Vitaly Klitschko njoftoi se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi një raketë ruse gjatë sulmit të natës në Kiev.

Një sulm i ri pasoi mëngjesin e sotëm, kur shpërthime u dëgjuan edhe në qendër të qytetit dhe Klitschko u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në strehimore deri në përfundimin e alarmit.

Administrata e qytetit të Kievit njoftoi në Telegram se “gjatë bombardimeve të sotme të kryeqytetit, më shumë se 41,000 njerëz ishin nën tokë” dhe se “më shumë se 9,000 qytetarë u strehuan në stacionet e metrosë, duke përfshirë 1,120 fëmijë”.

Ata u kujtuan banorëve se “gjatë urgjencës mund të marrin karrige dhe ujë të pijshëm në stacione”. Gjithashtu kujtojnë se në stacionet hekurudhore është mjaft ftohtë, ndaj kanë ftuar qytetarët që të sjellin me vete rroba të trasha. /Telegrafi/