LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë se si metrotë në Kiev u bënë ‘streha më e madhe e qytetit’ për banorët mes sulmeve raketore të Rusisë

Pamje që tregojnë se si metrotë në Kiev u bënë ‘streha më e madhe e qytetit’ për banorët mes sulmeve raketore të Rusisë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha në një postim në Twitter se stacionet e metrosë në Kiev u bënë “streha më e madhe e qytetit” për mijëra ukrainas në mes të valës së re të sulmeve të Rusisë gjatë ditës.

Reklama

Dhe për të dëshmuar një gjë të tillë, janë publikuar disa pamje, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë zyrtarët e Kievit thonë se trupat e armatosura ukrainase rrëzuan të gjitha raketat ruse që synonin qytetin.

Ndryshe, disa shpërthime kanë tronditur kryeqytetin ukrainas herët të hënën, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në sulmin e dytë rus gjatë natës në qytet.

“Një raketë e rrëzuar pranë Kievit”, ka shkruar Klitschko në Telegram. “Mbrojtja ajrore po funksionon!”.

Në atë që ishte sulmi i 15-të ajror i Rusisë në qytet në maj, nuk pati dëme të mëdha apo viktima në Kiev, thanë zyrtarët.

Kievi u godit nga disa shpërthime gjatë natës, thotë kryebashkiaku Vitali Klitschko
Lexo po ashtu Kievi u godit nga disa shpërthime gjatë natës, thotë kryebashkiaku Vitali Klitschko

Sulmi erdhi pas breshërisë më të madhe të dronëve të nisur në Kiev natën e kaluar, nga ku u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë.

Në sulmin e saj të së hënës, Rusia përdori një kombinim të dronëve Shahed të prodhuar nga Irani dhe raketave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq ‘rrëfehet’ në CNN, irritohet nga Christiane Amanpour dhe tregon ‘ofertën’ që i bëri Kurtit në takimin e fundit në Bruksel

Vuçiq ‘rrëfehet’ në CNN, irritohet nga Christiane Amanpour dhe tregon ‘ofertën’ që i bëri Kurtit në takimin e fundit në Bruksel

Serbia
Fotografi kap momentin kur aeroplanët britanikë

Fotografi kap momentin kur aeroplanët britanikë "gjenden tepër afër njëri-tjetrit" - por nuk doli ashtu siç dukej

Evropa
Putini po u premton pagë të dyfishtë atyre pranojnë të punojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës – por as kjo nuk po i sjell rezultat

Putini po u premton pagë të dyfishtë atyre pranojnë të punojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës – por as kjo nuk po i sjell rezultat

Botë
Ushtari ukrainas kapi tankun rus që nuk funksiononte, i telefonoi mbështetjes teknike në Rusi për ta zgjidhur problemin

Ushtari ukrainas kapi tankun rus që nuk funksiononte, i telefonoi mbështetjes teknike në Rusi për ta zgjidhur problemin

Evropa
Parashikimi i Severe Weather Europe, si do të jetë dimri?

Parashikimi i Severe Weather Europe, si do të jetë dimri?

Evropa
Papa thotë se Kisha Katolike mund t’i bekojë lidhjet mes personave të gjinisë së njëjtë

Papa thotë se Kisha Katolike mund t’i bekojë lidhjet mes personave të gjinisë së njëjtë

Botë
Kalo në kategori