LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Mbiemrat e sulmuesve të dyshuar i kam hasur në burgje (Video)

Zogaj: Mbiemrat e sulmuesve të dyshuar i kam hasur në burgje (Video)

Njollat e gjakut ende janë të pranishme në hyrjen e ndërtesës ku jeton drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Sokol Zogaj ishte sulmuar dy javë më parë nga dy persona të panjohur, teksa po nisej për në vendin e tij të punës. Përveç njollave të gjakut, në murin e hyrjes së ndërtesës është edhe mbishkrimi “Je i Vdekur – Anonim”, për të cilin banorët nuk e dinë se kur është shkruar, madje as që e kishin vërejtur.

Drejtori i Burgjeve për KALLXO.com rrëfen momentin e sulmit me shkopinj bejsbolli në mëngjesin e 16 gushtit.


“Zakonisht, unë në 7:00 në mëngjes shkoj në punë. Kur kam dalë prej banesës, në fund të shkallëve, te hyrja, kanë dalë dy veta dhe forcërisht më kanë kap për duarsh dhe më kanë fut në terrin e një banese në katin e parë. Menjëherë kanë filluar të më godasin me shkopinj”, ka thënë Zogaj, duke shtuar se nuk ka mundur t’i identifikojë, “por i kam pa dy fytyra të çoroditura”.

Zogaj tha se sulmi ka zgjatur rreth 30-40 sekonda dhe se sulmuesit nuk ishin të maskuar për çka nuk ka mundur t’i identifikojë. Por, shton se mbiemrat e dy prej të dyshuarve i ka hasur në qendrat korrektuese.

Ai është i bindur se sulmi ndaj tij nuk ka pasur të bëjë me jetën e tij private, por me pozitën e tij si drejtor gjeneral i Burgjeve të Kosovës. /KALLXO/