LAJMI I FUNDIT:

Zjarri vazhdon të kërcënojë Ulqinin, Policia arreston dy të dyshuar për zjarrvënie (Video)

Zjarri vazhdon të kërcënojë Ulqinin, Policia arreston dy të dyshuar për zjarrvënie (Video)

Policia ka arrestuar dy persona për të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin që u përhap në Mal të Bardë të Ulqinit, mëson portali Ul-info.

Ato janë banore të vendbanimit informal të romëve i cili ndodhet në Braticë, mu në hyrje të Ulqinit.


Për vite të tëra, shërbimeve kompetente i është tërhequr vëmendja për problemet që shkaktojnë banorët e këtij vendbanimi, prej lypjes e deri tek rrezikut të shkaktimit të zjarrit.

Ndryshe, përkundër situatës dramatike dhe zjarrit të paparë i cili vazhdon të kërcënojë qytetin, kryetari i Komunës, Nazif Cungu, ka thënë se nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme.

“Problem është vetëm era e cila vazhdon të fryjë fortë”, tha ai. “Arritëm të shpëtojmë 52 shtëpi të cilat ishin të rrezikuara nga zjarri”.

Shefi i zjarrfikësve të Ulqinit, Flamur Sella, u shpreh se situata në terren është kaotike dhe se zjarri ka përpirë deri tani dy objekte.

“Në ndihmë erdhën zjarrfikësit nga Tivari, Podgorica dhe Budva. Aty janë edhe helikopterët dhe aeroplanët për fikjen e zjarrit, i tërë personali i njësisë së zjarrfikësve dhe qytetarët. Mbrojmë shtëpitë sa kemi mundësi, por është shumë vështirë, sepse zjarri është jashtë kontrollit”, tha Selloviq.

Ndërkohë, Telegrafi ka siguruar disa video nga Ulqini, përkitazi me zjarrin që ka kapluar malin mbi qytet. /Ul-Info/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori