Forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë me helikopter për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatën në afërsi të zonës së Spitalit Nënë Trereza.

Një grua është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, në pallatin që u përfshi nga flakët pranë QSUT. Qytarja është dërguar për ndihmë mjekësore.


Situata mbetet shqetësuese pasi zjarri rrezikon të përhapet edhe në pallatin ngjitur.

Ndërkohë, A2 CNN raportoi se si pasojë e flakëve kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy qytetarë dhe dy zjarrfikës, të cilët kanë pësuar probleme nga asfiksia.

- YouTube www.youtube.com