Zjarri në Panaja të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi drejt ullishteve nga era e fortë

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve në zonën e fshatit të Panajasë në Vlorë.
Zjarri po djeg bimësi dhe shkurre, ndërsa flakët po avancojnë me shpejtësi drejt kodrave dhe zonave me ullishte.
Situata paraqitet problematike edhe për shkak të terrenit të vështirë, që po pengon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse që të shuajnë flakët me ujë. Ata janë duke izoluar, me mjete rrethanore, zjarrin.
Ndërkohë, era e fortë po ndihmon përhapjen e mëtejshme të zjarrit, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera me bimësi dhe ullinj./Vizion+
Nga
Telegrafi
33 minuta më parë








































