LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit nxjerrin adoleshenten që kishte ngecur në luhajë fëmijësh (Foto)

Zjarrfikësit nxjerrin adoleshenten që kishte ngecur në luhajë fëmijësh (Foto)

Në një park që ndodhet në Bloxwich të West Midlands, është dashur të thirren zjarrfikësit për të shpëtuar një adoleshente që kishte ngecur në luhajë.

Vajza 14-vjeçare ka qenë duke u argëtuar me shokë, kur ka hipur në këtë lodër që është për fëmijë, dhe më nuk ka mundur të dalë, transmeton Telegrafi.


Mahia që filloi si lojë u kthye në ankth për adoleshenten, sepse për 30 minuta nuk mundi të del nga rrethi i ngushtë derisa miqtë e saj kërkuan ndihmë nga emergjenca.

Zjarrfikësit nxjerrin adoleshenten qe kishte ngecur ne luhaje femijesh foto 2

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit që kanë përdorur sharra speciale elektrike për ta prerë metalin, por jo edhe trupin e vajzës.

“Kështu u desh të shpëtohet e rritura, që hipi në luhajë fëmijësh. Ajo ishte një vajzë e sjellshme që deshi të luajë dhe na kërkoi falje. Ju lutem mos bëni veprime të tilla në park”, ka shkruar ekipi i zjarrfikësve, përbri fotografive të postuara. /Telegrafi/